Fryma krijuese e kreatorit Zuhair Murad vjen nga thellësia e oqeanit. Një gamë e pasur me elegancë organike, e rafinuar dhe shumë moderne. Ky koleksion ka frymë të viteve `80 të shekullit XX. Koleksioni prej 59 veshjeve voluminoze përfshin fustane me qëndisje, figura të hijeshuara me zbukurime ujore, materiale nga mëndafshi i sofistikuar. Paleta e ngjyrave të koleksionit dramatik paraqiti të gjitha nuancat e mundshme të së kaltrës. Gjithashtu u paraqitën veshje me tone të tjera, të frymëzuara nga oqeani, duke përfshirë ngjyrën e trëndafiltë, vjollcë dhe argjendin vezullues. Modelet, me pamjen e tyre magjepsëse, me të vërtetë dukeshin si sirena. Në prapaskenë, stilistët e flokëve krijuan një stil të flokëve të lagësht dhe të shkëlqyeshëm, që modelet të duken sikur sapo kanë dalë nga deti.