Karl Lagerfeld kishte krijuar një pyll në të cilin defiluan kreimet Chanel. Duket sikur gjethet e rëna të çdo parku në Paris ishin mbledhur në revynë ku u prezantuan veshjet e përkryera nën brendin gjigant Chanel. Rikthimi i stilit të viteve ‘70, ishte ridizajnuar nën thjerrëzën e kreatorit frymëzues dhe veshjet kishin marrë pamje ultra moderne. Koleksioni pasqyron gjendjen elegante dhe romantike të sugjeruar nga peizazhi gati i mjegullt; ngjyrat janë të ngrohta dhe të zbehura, materialet janë të trasha, të forta dhe mbrojtëse, ndërsa printimet përshkruajnë motive abstrakte në ngjyra të ndritshme. Pa dyshim, kreimet nga Karl Lagerfeld janë të shkëlqyera.