Revista ka për qëllim të ndihmojë gruan të luftojë për të drejtat e veta njerëzore, për barazi gjinore, të mbështes përfshirjen e saj në proceset demokratike dhe në institucionet vendimmarrëse, të ndërtojë jetën e saj në mënyrë bashkëkohore dhe të lirë, të arsimohet, të jetë aktive në krijimin e një të ardhmeje më cilësore dhe më të sigurtë. Me një fjalë, revista ndihmon emancipimin e përgjithshëm të gruas - kulturor, social, politik e ekonomik.