Murad, ri-zbulon shkëlqimin me mbizotërime të ndikimit delikat oriental, ku arma më e mirë kundër pandemisë është arti, bukuria dhe pasioni për luksin.
Kombinime magjepsëse të kurorave të kristalta, pelerina, veshje dhe doreza të gjata nga tyli i qëndisur, duket sikur janë frymëzuar nga kodet e përjetshme të Karnavalit Venecian. Kreimet magjepsës me dekolte asimetrike, mëngë të fryra, krijojnë një atmosferë luksi.
Ndaj, Murad, me vendosmëri thotë se puna në koleksionin e ri të modës e bëri atë të ndihej i lumtur dhe i gjallë, i dha forcë për të arritur synimin e tij: "Unë doja të tregoja në një format fizik festën e përtëritjes dhe shpresës. Klientët e mi pothuajse e kërkuan atë. Ata duan të shijojnë jetën, të dalin përsëri, të blejnë veshje të reja dhe të duken bukur, duan ta ri-ndjejnë ndjenjën e luksit”, tha kreatori i jashtëzakonshëm.