Zuhair Murad, një adhurues i historisë dhe një udhëtar i devotshëm, sjell koleksionin e tij magjepsës të frymëzuar përmes epokës antike, të riinterpretuar nëpër gjurmët e tij bashkëkohore.
Mesazhi i koleksionit shpaloset në tekstura luksoze dhe të sofistikuara. Në magjinë e koleksionit shfaqet kontrasti i materialeve, ku fantazitë metalike kombinohen në mënyrë harmonike për një përfundim magjepsës. Në të gjitha pëlhurat, rozetat janë ngjitur me hijeshi në bel ose janë vendosur si rripa joshëse. Karficat zbukurojnë veshjen, ndërsa unazat shkëlqejnë me delikatesë.
Modelet e vjeshjeve në formë gjeometrike përmes prerjeve paraqesin madhështinë klasike në mënyrë sensuale me përsosjen delikate të dantellave eterike.
Koleksioni Resort 2025 përbëhet nga nuancat e ullirit, tapiokës dhe kumbullës, gjithashtu duke mos i harruar ngjyrat bardh e zi, të cilat janë të përjetshme.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.