Ti je ketu: Ballina > Moda > Koleksioni Pranverë-Verë 2022
Ziad Nakad - MuZeum
Koleksioni Pranverë-Verë 2022

Që në fillim të karrierës, stilisti i talentuar libanez Ziad Nakad ka dashur gjithmonë të sublimojë gratë, përmes krijimeve të çmuara dhe të përjetshme. Andaj, zgjedhja e modeleve nga Franca, Australia, Gjeorgjia, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Holanda dhe Koreja, në rrugëtimin e tij ishte vendimtare. Kreatori dëshironte një panel femrash nga e gjithë bota për të theksuar faktin se bukuria është universale.

Fustani prijës i koleksionit ishte simbol i dritës, i cili lind nga errësira. Realisht, në gjithë koleksionin gjejmë frymën e disenjatorit të shkathët, që veçohet për supet e përmasave të mëdha, belin e theksuar, shoqëruar me rripa bizhuteri dhe qëndisje. Fustanet janë krijuar si mozaikë, të qepur çdo milimetër me kujdes në atelienë e tij në Bejrut. Ju nevojitën 6 muaj punë dhe një numër i pallogaritshëm orësh për të krijuar një fustan që është një arkitekturë perfekte, e cila formon siluetën madhështore të gruas moderne. Materialet më delikate, si tyli, tafti dhe dantella nxjerrin në pah strukturat e fustanit, duke krijuar njëkohësisht një profil unik. Një linjë aksesorësh si rripi Swarovski dhe vathët e mëdhenj plotësojnë padyshim imazhin.


Photographer: Greg Alexander 
Art Director: Sébastien Vienne
 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version