Frymëzimi i këtij koleksioni nga kreatori shembullor Zuhair Murad është ta fuqizojë gruan, ashtu siq është ajo në të vërtetë. Veshjet e tij paraqesin një sensualitet, me pamje moderniste. Një miksim i guximshëm midis materialit të mëndafshtë dhe pelerinave, paraqet gruan si një princeshë përallore, që të kujton stilin e hollë të portreteve të Tamara de Lempicka. Motivet organike të dantellave ndriçojnë një fustan - ngjallin joshjen e pashembullt, të dalluar dhe me lehtësi femërore, të Gloria Vanderbilt. Koleksioni është ndërtuar rreth kontrasteve të guximshme por të rafinuara, diçka që duket edhe në paraqitjen e parë!