Gëlqeroseni me ngjyrë të bardhë, sepse kjo nuk kërkon harxhime të mëdha. Përdoreni imagjinatën tuaj, kështu që njërën shtyllë lyejeni me ngjyrë të hareshme dhe të fortë, në mënyrë që të fitohet përshtypja e ngrohtësisë. Pasi ta freskoni dhe ta pastroni, siguroni garniturën ulëse, varësisht nga madhësia e hapësirës. Përveç që janë ekonomike, tavolinat dhe karriget plastike janë edhe mjaft funksionale. Nëse tarraca është shumë e vogël, merrni karrige që palosen dhe me jastëkë të përshtatshëm, në mënyrë që qëndrimi të jetë sa më i këndshëm. Nëse tarraca juaj është në vendin që nuk ju mundëson kurrfarë privatësie, përdorni roleta dekorative nga pëlhura, të cilat do t’ju mbrojnë nga dielli. Për orët e mbrëmjes përdorni drita diskrete ose merrni një kabllo vazhduese dhe përdoreni llambën preferuese.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.