Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Botime që po lënë gjurmë në publicistikën kosovare!
Botime që po lënë gjurmë në publicistikën kosovare!

 Opinione miqsh, pas botimit të librave nga publicistja Gashi

 

 

Dr. Shefkije Islamaj, studiuese e gjuhës
Zonja të mbarë hapësirës kombëtare
Libër i përgatitur me aq kujdes e me aq profesionalizëm, si në përzgjedhjen e figurave, si në përmbajtjen, si në formën brenda e jashtë tij. Shkurt, libër me dinjitet përmbajtjesor e me dinjitet artistik, grash të zonja, secila në fushën e vet, zonja me integritet njerëzor e profesional. Më e rëndësishmja - përfaqësojnë mbarë hapësirën tonë kombëtare!



Zenun Çelaj, doajen i gazetarisë kosovare
Sanijes, koleges shumë të respektuar, e cila, që kur nisi profesionin e gazetarisë, nuk na la indiferentë me porositë e shkrimeve të saj, me bukurinë e shprehjes dhe me përmbajtjet që nuk do të harrohen.


Kozeta Mamaqi, gazetare
‘Zonjat intelektuale’, gra të pavdekshme
Autorja, grua e veçantë dhe vërtet e jashtëzakonshme, që nuk reshti së ngrituri lart gruan shqiptare, duke dhënë një kontribut të çmuar e të padiskutueshëm në historikun e ecurisë së saj në përpjekjet e vullnetin e pashoq për të kontribuuar në kulturën, por edhe më gjerë në shoqërinë shqiptare andej e këtej kufirit. - Sanije, na keni bërë të pavdekshme! Sinqerisht, të përulem me respekt për këtë vullnet titanik e përpjekje në vijueshmëri që bën për të lartësuar figurën e grave!
Sano, librat e tu janë pasuri kombëtare.
Unë në këtë libër gjeta shumë sinqeritet e vërtetësi, që jepeshin me një gjuhë të pasur dhe penë elegante. Është kjo arsyeja që e lexova me një frymë, që iu riktheva dhe e lexova përsëri, sepse më pëlqeu shumë. Jeni një mike e rrallë dhe e vyer për mua. Ju uroj suksese! Sukseset tuaja më gëzojnë shpirtin.



Mr. sc. Shefki Stublla, etnolog
Prishtina, Monografi Unike: Nga librat që kam lexuar, ky është i veçantë për mua, sepse ky libër i Sanije Gashit, është një tregim i sinqertë për qytetin e saj të lindjes, është një studim i gjerë dhe i hollësishëm shkencor që trajton jetën e rritën e saj bashkë me qytetin, është një kontribut memorial për historinë dhe ngjarjet të cilat duhet të shënohen që të mos harrohen.


Dr. Fadil Grajçevci
‘Zonjat intelektuale’- libër me vlerë enciklopedike, vepër e rrallë!


Dr. Justina Shiroka Pula, nënkryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Ju përgëzoj për librat dhe ju dëshiroj shumë shëndet e gëzime të tjera. Jeni një Grua e madhe, e fuqishme, e dashur, vizionare dhe inspiruese për gratë e tjera. Me shumë respekt!



Safete Rogova, aktore
Librin ’Jetë gazetarie’ e lexova me një frymë. Jam e nderuar që të kam shoqe, personalitet që pa zhurmë na freskon me të shkuarën e të tashmen. Të lumtë!


Adelina Mamaqi, shkrimtare
Urimet dhe përgëzimet më të çiltra e të përzemërta për librin tuaj ‘Zonjat intelektuale‘, i cili më ka emocionuar për dashamirësinë, profesionalizmin e lartë, për përkushtimin në evidentimin e personaliteteve gra, që kanë lënë gjurmë në kulturën tonë, si pjesë integrale dhe e spikatur e saj. Ju falem nderit për kënaqësinë dhe njohuritë që më dhuruat!
Respekt të veçantë!


Dr. Besim Rexhaj, dramaturg
Urimet më të mira për zonjën e madhe të kulturës shqiptare, meritoren, për autoren kontributmadhe për kulturën e për emancipimin e femrës shqiptare, Sanije Gashin!


Luz Thaqi, politikan, N.Y.
Një Monografi brilante e 55 vjetëve gazetarie dhe ecjeje të begatë emancipuese të ikonës së të drejtave të femrës sonë, doajenes së gazetarisë kosovare, mikes sime të çmuar - Znj. Sanije Gashi.
Menjëherë fillova ta lexoja, e dizajnuar në mënyrë shumë të veçantë, më ktheu në kohë, në një pjesë të ngjarjeve nëpër të cilat ka kaluar autorja dhe që i kemi përjetuar edhe ne. Duke lexuar autobiografinë monografike të Znj. Sanije Gashi dhe duke shikuar ilustrimet me fotot të ngjarjeve nëpër të cilat ka kaluar ajo, tërë kohën më përvijohej një mendim: Sa e madhe kjo intelektuale dhe zonjë e rëndë, mbi një gjysmë shekulli jetë pa u ndalur së vepruari, duke shënuar çdo ditë dhe çdo moment të jetës me vlera, që lënë gjurmë në kohë dhe gjenerata.
- Zonjë e nderuar, ju përgëzoj për librin tuaj “Jetë gazetarie”, nga i cili mësova shumë. Bashkëpunimin tim tani mbi një çerek shekulli si korrespondent i Revistës suaj “Teuta”, e vlerësoj si punë e cila më ka bërë nder më shumë se asnjë tjetër. Uroj të vazhdoni të shkruani, ngase librat dhe botimet tuaja lexohen sot, pas dhjetë dhe pas njëqind vjetësh!


 

Antigona Qena, gazetare
Sanije Gashi, një nga gazetaret e para, në rrugëtimin e saj të gjatë profesional frymëzon, jetëson me shkrime dhe nuk lejon të harrohet ajo pasuri, ai shkëlqim shpirtëror i femrave tona krijuese, një libër i çmuar, një dhuratë kaq e bukur.
- Faleminderit, Sanije, që ekziston!


Kismete Hyseni, shkrimtare
Urime për botimet! Sanije Gashi është një profesioniste e jashtëzakonshme! Sanije Gashi ndrin përtej fushës së gazetarisë e publicistikës. Sanija është institucion për gazetarinë sot, por edhe për atë që do të zhvillohet nesër!


 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Lexuar 9380 herë.
#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version