Ti je ketu: Ballina > Aktuale >

 

Stili jetësor
Fshehtësitë e jetëgjatësisë

 

Argëtohuni, flini mjaftueshëm, hani kafjall, pini sa më shumë ujë (lëngje)…

Stili jetësor ndikon shumë në ruajtjen e shëndetit. Le ta përparojmë shëndetin personal. Edhe kur na duket se kemi shëndet të mirë, të ndërmarrim çdo gjë që është në mundësinë tonë që ta ruajmë!

Flini mjaftueshëm: Gjumi është regjenerim i llojit të vet, prandaj sigurojani vetes së paku 8 orë gjumë cilësor.
Kafjalli për mirëmëngjesi: Respektojeni organizmin tuaj, këtë mund ta bëni me zgjedhje të mirë të përmbajtjes së ushqimit, të cilin do ta përdorni gjatë ditës përmes tri shujtave kryesore dhe dy shujtave të vogla.
Uji: Mos harroni të pini së paku 2 litra ujë çdo ditë.
Argëtohuni: Merruni me gjëra të cilat ju gëzojnë dhe ju mbushin me kënaqësi. Ndjekja e filmave, leximi i librave, lojërat shoqërore nuk janë humbje e kohës.
Cigaret: Tymi i duhanit dhe qëndrimi në lokale të tymosura bëjnë akumulimin e materieve toksike dhe paraqesin rrezik për sëmundje të shumta.
Kontrollimet sistematike: Në këtë mënyrë zbulohet me kohë rrënimi i shëndetit.
Aktiviteti fizik: Aktiviteti trupor forcon tonusin muskulor dhe kështu kontribuon për pamje të bukur, ndërsa e zvogëlon stresin e akumuluar.
Qëndrimi në natyrë dhe të qeshurit: Natyra i ka fshehtësitë e veta bash sikurse edhe qeshja. Bëhuni mik dhe kini miq!

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

­

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version