Kërkoni ndonjë dhuratë ideale për – miken tuaj, për nënën, motrën, mbesën? Ja disa propozime argëtuese…
ÇANTAT: Kur bëhet fjalë për rrobat, nga pak është e vështirë të dhurohen. Rrezikoni se mund të mos ia qëlloni numrit ose modelit. Kështu që shtesat e modës janë zgjidhje e qëlluar. Nëse nuk jeni të sigurt për shijen e dikujt, gjithherë mund të përdorni klasikën – çantën e zezë me detaje jo të tepruara. Mjafton ta njihni stilin minimal të personit që do t’ia dedikoni dhuratën dhe zgjedhja juaj do të jetë më e lehtë. Sivjet, tregu është i mbushur me çanta të mrekullueshme.
SHALLET: Shallet e ndryshme përsëri janë në modë. Këtë vit, më të dëshirueshmet janë modelet pak ekstravagante, me të cilat mund të bëhen pikërisht këto kombinime mode. Domethënë, së pari mësojeni shijen e personit që do t’ia dhuroni dhe bëni këto kombinime: printime shtazore, materiale me kuti ose me pika a peliçe artificiale. S’ka kufij!
PARFUMI: Sigurisht e dini se me një parfum të mirë, asnjëherë nuk do të gaboni. Në fakt, kjo është një dhuratë klasike, që gjithmonë ia vlen të dhurohet. E vetmja gjë e rëndësishme është t’ua qëlloni notave të aromës, që i adhuron personi të cilit ia dhuroni. Domethënë, para se të niseni për blerje, vërtetojeni mirë a i preferon parfumet e lehta apo të forta, a i do më shumë notat e pemëve apo të drurëve. Kur ta kuptoni këtë, atëherë para jush është detyra më e lehtë.
BUZËKUQI CILËSOR
Kur është fjala për kozmetikë, gratë janë shumë komplekse dhe gjërat i marrin seriozisht. Nuk mund t’ju këshillojmë që të rrezikoni me blerjen e pudrës dhe korrektorit, sepse mund të mos ia qëlloni nuancës ose tipit të lëkurës. Ndërsa, me buzëkuqin cilësor, nuk mund të gaboni. Gjithherë mund të zgjidhni ngjyrën e kuqe klasike, ndërsa ngjyra e trëndafiltë ose ngjyra e mishit janë klasikë moderne.
BIZHUTERIA: Sivjet, bizhuteritë janë trend i modës, si asnjëherë më parë – vathët e mëdhenj në nuancë metalike, qaforet me rruaza të mëdha, hallhallet dhe unazat. Mirëpo, gjëja e parë është ta kuptoni se çfarë mban personi të cilit ia dhuroni. Kjo është punë e lehtë. Shikoni fotografitë më të reja dhe vërejeni çfarë ka përdorur. Kjo do t’ju ndihmojë të bëni zgjidhje të përkryer.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.