Gazetare, publiciste, editore, luftëtare për emancipimin e gruas
Është ndër të parat gazetare shqiptare dhe më e njohura, që bën gazetari aktive plot 50 vjet, e cila arriti të bëhej emër me konsideratë përmes shkrimeve që kishin për qëllim ngritjen e gruas shqiptare në çdo pikëpamje. Është themeluese e dy revistave, Kosovarja dhe Teuta.
U lind në Prishtinë, ku dhe kreu të gjitha nivelet e arsimimit, tetëvjeçaren, shkollën Normale, Shkollën e Lartë Pedagogjike, si dhe studioi në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Profesionin e gazetarisë e nisi në shtator të vitit 1965, në revistën Zani i Rinisë. Në nëntor të vitit 1971 emërohet redaktore në revistës Kosovarja, që doli në dritë po atë vit, kurse më 1975 emërohet kryeredaktore e saj. Këtë revistë e drejtoi plot 18 vjet. Në maj të vitit 1994, tashmë gazetare me përvojë, themeloi revistën e parë të pavarur për gruan dhe familjen, Teuta, e vetmja e këtij profili jo vetëm në Kosovë.
Sanija, e cila gazetarisë ia kushtoi një jetë të tërë me përkushtim të lartë, gjatë gjithë kohës u angazhua në dobi të gruas, mbështeti arsimimin e saj, të menduarit në mënyrë bashkëkohore dhe të lirë, luftën për të drejtat njerëzore, vetëdijesimin për t’ia hapur vetes shtigjet e jetës, gjithnjë në shërbim të krijimit të një të ardhmeje më të mirë. Ngriti dhe trajtoi tema me interes, intervistoi personalitete të shquara, shkroi për përjetimet e rënda të grave shqiptare gjatë luftës së fundit.
Është bashkëthemeluese e Forumit të Gruas të LDK-së dhe veprimtare që në orët e para të themelimit. U angazhua në dy drejtime parësore, në medie dhe në Kryesi të Forumit. Në pranverë të vitit 1990 u zgjodh në Kryesinë e Shoqatës për Zhdukjen e Analfabetizmit në Kosovë Motrat Qiriazi.
E angazhuar në kohë të rrezikshme, me delegacionin tre anëtarësh kosovar u takua në Paris me kryetaren për të Drejtat e Njeriut, Danielle Mitterrand, lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë, veçanërisht të fëmijëve (1 tetor 1990); Ishte pjesëmarrëse në themelimin e Degës së parë të LDK-së për Gjermani, në Frankfurt (tetor 1990); merrë pjesë në Tribunën politike në Babenhausen (Gjermani), bashkë me Prof. Fehmi Aganin, organizuar nga bashkatdhetarët, me rastin e 2 Korrikut, shpalljes së Deklaratës Kushtetuese; merrë pjesë në demonstratat e organizuara nga shqiptarët në Bon (Gjermani), ku paraqitet me fjalën e saj; si dhe në Seminarin Aksionar për të Drejtat e Njeriut dhe për Demokracinë në Kosovë, në Bruksel, në temën Preventimi për parandalimin e luftës në Ballkan (10 shkurt 1993). Si veprimtare e FG të LDK-së, bashkë me koordinatoren e forumit, ia dorëzon kryetarit të Qeverisë Jugosllave, Stipe Mesiq, peticionin e nënshkruar nga 220 mijë nëna shqiptare, me rastin e vrasjes së fëmijës 11-vjeçar, Afrim Prebreza (Zagreb, korrik 1991). I njëjti peticion i dorëzohet kryetarit të RP të Shqipërisë, Ramiz Alia (27 korrik 1991). Me atë rast realizohet edhe takimi i parë i grave kosovare me gratë shqiptare, pas gati gjysmë shekulli të ndara. Merrë pjesë në protestën masive të 13 qershorit 1991 si më të rrezikshmen Varrimi i Dhunës ndaj shqiptarëve (ndodhet në rradhë të parë), me kërcënimet për likuidim të protestuesëve nga policia serbe; në FG të LDK-së e bashkorganizon protestën masive të grave të kryeqendrës (korrik 1991), etj.
Duke i cilësuar shkrimet në revistën që po e drejtonte si armiqësore dhe shqetësuese për opinionin serb, gazetat serbe të Beogradit (Borba, Politika, Politika Ekspres), Jedinstvo e Prishtinës e Radio Televizioni i Prishtinës - emisioni në gjuhën serbe, e kritikojnë si të papërshtatshme për rrethin, sidomos në kohën e kthimit të ushtarëve shqiptar në arkivole nga armata jugosllave. Me shkrimet në revistë si dhe me veprimtarinë e saj si anëtare e FG të LDK-së, arrestohet dy herë dhe burgoset nga regjimi serb në janar të vitit 1992. Në Gjyqin për Kundërvajtje në Prishtinë dënohet me urgjencë, me motivin se me shkrimet shqetësuese për opinionin serb ka shkaktuar Fyerje të ndjenjave nacionale të qytetarëve (Vredjanje nacionalnih osecanja gradjana). Për periudhën e rëndë të okupimit, është gazetarja dhe veprimtarja e vetme e arrestuar dhe e dënuar me burgim.
Me përfundimin e luftës në Kosovë, pos vazhdimit të botimit të revistës Teuta, realizon edhe botime-extra në kuadër të revistës: Rehabilitimi i familjes pas luftës (1999), Rikthimi i fëmijëve të stresuar në jetë normale (1999), Shtatzënësia dhe amësia (botimi i 3-të, 2004); Barazia gjinore dhe ndërtimi i paqes (2006), Gatojca (1982, 1989).
Është autore e librave publicistik: ‘Histori të tmerrit 1998-1999 / dosje krimesh lufte, rrëfime të grave’ (2009); Histori të tmerrit 1998-1999 në gjuhën rumune: ‘Ororile războiului din Kosova 1998-1999, Dosarul crimelor de război, mărturiile femeilor’ (2010); ‘Ecje nëpër kujtesë, tregime jete të grave me karrierë’ (2010); ‘Ecje nëpër kujtesë, botim i dyte i plotësuar’ (2012); ‘Prishtina e fëmijërisë sime’ (2013); `Serbian Crimes in Kosovo 1998-1999` (2015); `Gjurmë ndër vite` (2015); `PRISHTINA, Monografi Unike / A Unique Monograph` Botimi II (2016); `PRISHTINA, Monografi Unike / A Unique Monograph` Botimi i III (2020).
Është intervistuar nga mediet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare si: Zëri i Amerikës (Uashington, maj 2000) , BBC-ja (Londër, 2004 dhe 2010), etj. Është e përfshirë në Fjalorin enciklopedik ‘Gazetarë dhe publicistë shqiptarë’ si dhe në ‘Fjalorin enciklopedik të Gruas Shqiptare’.
Gjatë punës në gazetari u shpërblye me Medaljen për Punë; me Çmimin Gazetare e shquar e Kosovës; me Mirënjohje Publike (1980, 1985) dhe dy herë u nominua për çmimin Shpërblimi i Nëntorit (Dita e Prishtinës); Nga gratë parlamentare të Kuvendit të Kosovës, nderohet me Certifikatën - Mirënjohje për kontributin në zhvillimin e demokracisë, më 2012; Nderohet me çmimin “Mbretëresha Teuta” nga Klubi i Femrave Shqiptare në Kroaci, 2012.
Në edicionin e 16-të të Panairit të Librit Prishtina 2014, Shoqata e Botuesve të Kosovës, e nderon me Çmimin për Vepër Kapitale, për librin ‘Prishtina e fëmijërisë sime’.
Sanije Gashi është fituese e çmimit "Ramiz Kelmendi” për vitin 2015 të cilin e ndanë Festivali i Letërsisë Orllan FLO, - Mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm pesëdhjetëvjeçar gazetarisë dhe publicistikës në Kosovë.
Ky libër i Sanije Gashit, është një tregim i sinqertë për qytetin e saj të lindjes, është një studim i gjerë dhe i hollsishëm shkencor që trajton jetën e rritën e saj bashkë me qytetin, është një kontribut memorial për historinë dhe ngjarjet të cilat duhet të shënohen që të mos harrohen.
Libri mbetet një testament i një publicisteje të merituar, që shkruan pa i rrudhur krahët, pasi gjërat i njeh dhe komunikon lirshëm, duke flakur dilemën “ta them” apo “mos ta them”, ngase e njeh mirë azimutin e lëvizjes së kohës në qytetin e saj.
Libri Monografi Unike për Prishtinën, është libër luksi, një vulë e veçantë për kryeqytetin, ngase autorja në të zbulon Prishtinën nga një aspekt tërësisht të panjohur.
Në këtë libër unik ngërthehen në mënyrë të shkëlqyer ngjarjet, njerëzit, jeta e dikurshme prishtinase, monumentet e rëndësishme kulturore dhe historike, atraksionet e pathëna deri më tani nga personalitetet dhe njerëzit e zakonshëm prishtinas, ngjarje të kryeqytetit tonë të paraqitura nga një prespektivë unike.
Appalling true stories of Albanian women`s suffering, told first-hand
Those who survived, tell chilling tales of torture, rape, disappearance and brutal murder!
This book is made up of the dramatic accounts from the Albanian women who experienced the horrors of the Kosovo war, during the years 1998-1999, not only in faraway areas, but inside their very homes and families; of women who experienced cruel murders of their children, parents, husbands, pregnant women...
Tregime jete të grave me karrierë
Botim i dytë i plotësuar
Dosarul crimelor de război, mărturiile femeilor
Această carte este realizată pe baza mărturiilor dramatice ale femeilor, care au trăit ororiile războiului, nu doar în afara locuinţelor, ci mai ales în interiorul acestora, în propriile lor familii; Ale femeilor care au asistat la uciderea bestială a copiilor, părinţilor, bărbaţilor, gravidelor (Qirez, Likoshan, Prekaz); Ale celor care au fost martorele brutalităţilor şi al sfârşitului femeilor în puţuri (Qirez, Studenica), care s- au îngrozit de arderea femeilor şi copiilor (Poklek, Gjakova), de îngroparea de vii (Lubizhde, Prizren); Ale femeilor care au petrecut nopţi de coşmar prin adăposturi, printre ruinele caselor, care mergeau în acele coloane lungi şi care...
Tregime jete të grave me karrierë
Ato që mbijetuan luftën, rrëfejnë për ngjarjet rrëqethëse të torturës, përdhunimit, zhdukjes dhe vrasjeve brutale...
Me këtë libër, Sanije Gashi ka arritur t’i bëjë të njohura disa nga ngjarjet më dramatike të ndodhura në periudhën e luftës në Kosovë. Libri ‘Historii të tmerrit 1998-1999’, është vepër e cila përbëhet nga rrëfime të grave, dëshmitare të krimeve serbe të ndodhura në familjet e tyre. Gjatë dhjetë vjetëve të hulumtimit, gazetarja Gashi ka zhvilluar intervista të drejpërdrejta me gratë, të cilat paraqesin tragjeditë personale, dhe rrëfejnë për mizoritë e masakrave dhe të torturave makabre që i ushtruan forcat serbe ndaj civilëve shqiptar, siç janë: djegia e grave dhe e fëmijëve, përfundimi tragjik i grave të gjalla në bunarë, ekzekutimi i fëmijëve, dhunimet.... Ky libër është dëshmi e gjallë, libër i dhimbjes që u shkrua në bazë të dëshmive dhe fakteve, për t’i treguar botës të vërtetën se çfarë ka ndodhur në Kosovë.
Libri GATOJCA synon t’u ofrojë ndihmë femrave të reja. Natyrisht, ky botim as që tenton të përfshijë çdo gjë që ka të bëjë me gatimin dhe teknikën e përgatitjes së ushqimit; nuk është kuzhinë e tërësishme, por është një përpjekje që të jepet çelësi për kuzhinë të mirë.
Për çdo grua është kënaqësi - e njëherazi edhe argëtim - përgatitja e tryezës, të shtruarit e saj për ngrënie. Ka raste, kur kjo gjë u shkakton pak a shumë kokëçarje amviseve të reja. Ju jeni ajo që këtë kënaqësi, tash e tutje, do t`ia ofroni anëtarëve të familjes, të afërmëve tuaj, mysafirëve, por në mënyrë bashkëkohëse - duke u kujdesur për shëndetin e tyre, duke mos e tepruar asnjëherë me asgjë: duhet të keni parasysh gjithëherë se shujtat nuk kanë për qëllim vetëm që të ngopeni, por edhe të tubohen anëtarët e familjes rreth tryezës, që është knaqësi e posaçme!
1989