Ti je ketu: Ballina > Moda > Zuhair Murad - mbreti i famshëm në industrinë e modës
Koleksioni martesor
Zuhair Murad - mbreti i famshëm në industrinë e modës

Nuset e ditëve të sotme, gjejnë veten në udhëkryqin e emocioneve të përjetshme, në ceremonitë festive mes traditës dhe modernizimit. Koleksioni i fustaneve martesore Pranverë 2019, i kreatorit Zuhair Murad, sjellë fustane të mahnitshme. Zbukurimet gjeometrike të qëndisura theksojnë çdo kthesë dhe linjë, ndërsa puplat japin magjinë e Hollywood-it. Fustanet sensuale dhe luksoze, ndriçojnë me delikatesë trupin. Veshjet e frymëzuara nga brezi 1930 janë të lidhura ngushtë pas qafës dhe kurorëzojnë kokën. Koleksioni dominohet nga toni i ngjyrës krem dhe të bardhë, ndërsa alenaca mes ashpërsisë arkitektonike dhe ndjeshmërisë së shndritshme, krijon pamjen e gruas madhështore e cila kremton atë ditë.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version