Po ju sjellim 6 truke me anë të të cilave do të arrini ten ideal pa shumë filozofi:
1. Si të zgjidhet nuanca e qëlluar e pudrës? Merrni pak pudër dhe lyeni në drejtim të qafës. Ideale është ajo nuancë e cila përshtatet plotësisht me tenin tuaj.
2. Mos e përdorni pudrën drejt në lëkurë. Gjithherë nën pudër përdorni serumin ose kremin hidratues.
3. Mos përdorni pa nevojë pudër të tepruar, por së pari parregullsitë mbulojini me korrektor, e pastaj shikohuni në pasqyrë dhe vlerësoni: “a thua vërtet kam nevojë për pudër?” Kështu nuk do të keni prodhim të tepruar në fytyrë, ndërsa fytyra do t’ju duket bukur, shkëlqyese dhe e njëllojtë në tërë sipërfaqen.
4. Dielli është i rrezikshëm për lëkurë, madje edhe kur janë rrezet e para të pranverës. Mbrojeni. Zgjedhje e mirë janë kremrat të tonuara ose BB, me faktorë të lartë, me të cilët mbrohet lëkura nga rrezet UV. Me këto kremra i mbuloni parregullsitë e imëta në lëkurë dhe kështu e arrini pamjen e tenit të njëllojtë.
5. Për efekt të fytyrës së rrezitur këshilltari juaj më i mirë është bronzeri. Përdorni në ato pjesë të fytyrës, të cilat do t’i rrokte dielli - në ballë, faqe, hundë si dhe në qafë dhe dekolte.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.