Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Rëndësia e aktivitetit fizik!
Shëndeti
Rëndësia e aktivitetit fizik!
"Nuk kam kohë për sport", është arsyetimi më I shpeshtë për të mbetur në shtëpi dhe për t’u shtrirë në kanape. Ndërsa mjaftojnë vetëm disa minuta në ditë për t’u marrë me sport që të mund të përfitoni nga efektet pozitive.

Java i ka 10.080 minuta. Vetëm një pjesë e vogël e kohës, 150 minuta, mund t’i mbrojë të rriturit nga sëmundjet kronike dhe nga vdekja e parakohshme – nëse shfrytëzohen për aktivitet fizik, dëshmon Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO)! Hulumtimet e mëdha kanë treguar se sa fuqishëm ndikon lëvizja në jetën tuaj. Më shumë se 1,3 milionë të hulumtuarish në kërkim të WHO-së, të cilët i kanë shfrytëzuar ato 150 minuta për aktivitete sportive, i kanë zvogëluar këto rreziqe për 10 për qind! Nëse të hulumtuarit janë djersitur mirë, kanë përfituar dyfish: rreziku nga vdekja e parakohshme ka rënë për 22 përqind! Pesë orë aktivitete të lehta në javë, është doza të cilën e rekomandon WHO për efekte të mëdha pozitive në shëndet – për 19 për qind e zvogëlojnë rrezikun nga vdekja e parakohshme! Nëse ato pesë orë bëhet trajnim intensiv, rreziku zvogëlohet për 39 përqind!

Çdo aktivitet vlerësohet
Njeriu mund të trajnohet sa të jetë gjallë, thonë profesionistët. Domethënë, nuk ka arsyetime dhe kufij të moshës. Bëjmë jetë stresuese dhe shumica janë të bindur se nuk kanë kohë për shëndetin personal. Nuk është e vërtetë! Secili i ka disa momente në ditë të cilat mund t’ia dedikojë vetvetes! Atëherë nuk do të duhej lëshuar rasti për lëvizje-ecje. Mund të shkohet këmbë në fakultet ose në punë, ose me biçikletë, mund të ngjitemi në katin e gjashtë këmbë, në vend se të shkojmë me ashensor dhe ngjashëm. Çfarëdo lëvizje është më e mirë se kurrfare! Domethënë, arsyetim nuk ka: nëse nuk ndërmerrni diçka vetë për shëndetin tuaj, askush tjetër nuk do ta bëjë këtë në vend tuajin!

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version