Tre tenorët me famë botërore Ramë Lahaj, Murat Karahan dhe Marcelo Álvarez, pas koncertit të suksesshëm dhe tejet të vlerësuar të mbajtur Ankara më 9 Janar 2023, bashkuan forcat e tyre në `Koncertin e Vitit të Ri` të Orkestrës Filharmonike Limak të Turqisë, i cili u mbajt mbrëmjen e së mërkurës, në një nga sallat më të bukura operistike të Stambollit. Performanca e shkëlqyer e tenorëve, zërat dhe teknika e interpretimit, ka mahnitur botën e artit përmes kombinimit të arieve të njohura botërore, këngëve turke, e perlave shqiptare.
Gjatë viteve të fundit, tenori Ramë Lahaj, përmes talentit dhe vetëbesimit vokal të shfaqur në çdo teatër të madh operistik, përmes çdo fraze të hedhur në mënyrë elegante, është ngritur në yll të vërtetë.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.