Ti je ketu: Ballina > Shëndeti > Vitamina D3 dhe shëndeti
Vitamina D3 dhe shëndeti

Çdo gjë rreth vitaminës D3, që sigurisht deri më tani nuk keni ditur!

Varësisht nga ajo se ku banoni, ndoshta pas leximit të këtij teksti do të angazhoheni që më shumë kohë të kaloni jashtë, në hapësirë ose të konsumoni shtojca të vitaminës D.

Çka është vitamina D3?

Vitamina D3 është vitaminë më e shpeshtë te tipi i vitaminave D. Përveç që gjendet në ushqim, më së shumti ka në rrezet e diellit në lëkurë. Edhe pse kjo vitaminë është qenësore për funksione të shumta trupore, shumë njerëz nuk e marrin mjaftueshëm, sidomos dimrit. Hulumtimet e paradokohshme kanë treguar se miliarda njerëz vuajnë nga mungesa e vitaminës D.

Sa vitaminë D na nevojiten?
Profesionistët këshillojnë nga 600 deri 3000 njësi në ditë për fëmijë dhe për të rritur, gjë që është shumë vështirë të arrihen në dimër. Për këtë arsye, këtë vitaminë mund ta merrni edhe nga ushqimi, siç janë prodhimet qumështore, drithërat dhe nga ushqimet kokrra. Krahas kësaj, vitaminë D ka në vezë, në kërpudha, në peshk losos dhe në tunë.

Vitamina D3 dhe shëndeti
1. Përmirëson humorin (disponimin): Vitamina D ndikon në tajitjen e hormonit të lumturisë.
2. Mbron zemrën: Meqë kjo vitaminë e rregullon sheqerin në gjak, i ndihmon shëndetit në përgjithësi, kështu edhe shëndetit të zemrës.
3. Forcon eshtrat: Vitamina D3 ndikon në rritje dhe shëndet të eshtrave, si dhe pengon rrezikun nga thyerjet dhe osteoporoza.
4. Zvogëlon rrezikun nga kanceri: Sidomos të kancerit të zorrës së trashë, të prostatës dhe të gjirit.
5. Ruan kujtesën: Trurit i nevojitet vitamina D3 në mënyrë që të funksionojë drejt.
6. Forcon imunitetin: Vitamina D3 u ndihmon qelizave që të luftojnë me inflamacionet dhe me infektimet.
7. Ul tensionin e gjakut: Kjo vitaminë luan rolin kryesor në rregullimin e tensionit të gjakut.
8. Studimet kanë treguar se kjo vitaminë forcon muskujt si dhe ndihmon te ushtrimet.
 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version