E ndryshon efektin e ilaçeve
Alkooli kurrsesi nuk bën të përdoret bashkë me ilaçet. Efekti qetësues i alkoolit dhunshëm zmadhohet në kombinim me mjetet për qetësim, me antidepresivë ose me antihistaminikë. Përdorimi i alkoolit bashkë me ilaçet mund të përforcojë dukshëm efektin e tyre. Meqë edhe njëri edhe tjetri kalojnë nëpër mëlçi, përpunimi i tyre ngadalësohet. Është i rrezikshëm sidomos kombinimi i alkoolit me paracetamol. Duke e shfrytëzuar këtë ilaç në doza maksimale, alkoolistët kronikë mund të sëmuren nga forma e rëndë e hepatitit, ose nga inflamacioni i mëlçisë.
E ul temperaturën trupore
Meqë i zgjeron kapilaret në lëkurë, alkooli në fillim ofron ndjenjën e ngrohtësisë, por edhe skuqjen e fytyrës. Mirëpo, kjo ngrohtësi e dalë nga kapilaret e zgjeruara, shkakton humbje të përnjëhershme të nxehtësisë, që është pasojë e zvogëlimit të temperaturës trupore.
Ndikon në trashësi
Një gotë verë e zezë përmban 70 kalori alkool të pastër. Ato kalori nuk përmbajnë sheqer, as yndyrë, as vitamina, por vetëm energji, e cila duhet harxhuar përnjëherë. Kjo energji harxhohet në dëm të energjisë të cilën organizmi e ka marrë me anë të yndyrave dhe të karbohidrateve, e cila nevojitet për punën e qelizave. Për shkak të alkoolit, energjia e futur me ushqim fillon të grumbullohet në formë të indit dhjamor, kështu krijohet trashësia në trup.