Ti je ketu: Ballina > Shëndeti > Shëndeti
Shëndeti

Sipas ekspertëve asnjëherë nuk duhet të hyni me këpucë në shtëpinë tuaj!

 

Pastrimi i këpucëve është me rëndësi të madhe. Clark Howard, pasi mblodhi një koleksion studimesh universitare, tregon saktësisht se sa të dëmshme janë këpucët  dhe sa shumë mikrobe dhe baktere njerëzit sjellin në shtëpinë e tyre thjesht duke hyrë mbathur.

Për shembull, një studim i Universitetit të Arizonës gjeti mesatarisht 421,000 baktere të ndryshme në këpucë në ambientin e jashtëm ndërsa 2,887 brenda ambientit ku jetojmë. Disa prej tyre ishin feces. Escherichia coli u zbulua në 27% të këpucëve, së bashku me shtatë lloje të tjera të baktereve, përfshirë Klebsiella pneumonia, e cila mund të shkaktoj infeksion të traktit urinar, si dhe Serratia ficaria, e cila shkakton infeksione të frymëmarrjes.

Ne gjatë ditës kalojmë nëpër gjithë ato vende. Por siqerisht, sa papastërti bartim në shtëpitë tona? Universiteti i Arizonës gjithashtu hulumtoi këtë gjë. Ata gjetën se "bartja e baktereve nga këpucët në dysheme ishte nga 90% në 99%". Dr. Charles Gerba, një mikrobiolog dhe profesor në Universitetin e Arizonës, komentoi: 96 përqind e baktereve Coliform dhe Escherichia Coli në pjesën e jashtme të këpucëve tregon kontakt të shpeshtë me materialin fekal, të cilat vijnë nga dyshemetë publike, banjot ose kontakti me materialet fekale të kafshëve në rrugë.

Pjesa më shqetësuese në lidhje me këtë është se ka shumë studime që konfirmojnë faktin se këpucët tuaja janë transportuese shumë të këqija të baktereve. Një studim i Universitetit Baylor zbuloi se njerëzit që jetonin pranë rrugëve të asfaltuara që ishin të krijuara nga qymyri kanë një rrezik të lartë të kancerit nga toksinat dhe se këto toksina mund të gjurmohen brenda këpucëve. Instituti Memorial i Battelle zbuloi se toksinat nga kjo lëndë mund të gjurmohen lehtësisht në shtëpinë tuaj. Në fund të fundit, këto studime sugjerojnë disa zgjidhje. Njëra është që t`i lani këpucët me detergjent, ose zgjidhja tjetër është që me avull t`i pastroni dhe t`i dezinfektoni rregullisht qilimat tuaj. Por, më e rëndësishmja është që të hiqni këpucët para se të hyni në shtëpi. Pastrimi i këpucëve me detergjent thuhet se eliminon bakteret fekale ekzistuese dhe redukton bakteret totale në këpucë për të paktën 90 për qind.

Ndërsa studimi i Dr Gerba zbuloi se një palë këpucë të reja të veshura për dy javë mund të grumbullojë 440,000 njësi bakteresh. Hulumtuesit gjithashtu konkluduan se bërja e përpjekjeve për të pastruar këpucët mund të bëjë një ndryshim monumental.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version