Si të përgatisim një mëngjes të mrekullueshëm
Të gjithë e dimë se ushqimi cilësor është bazë e shëndetit të mirë, ndërsa vend të rëndësishëm midis shujtave ditore zë mëngjesi (kafjalli). Shpesh, pikërisht kafjallit nuk i kushtojmë shumë rëndësi, as te të rriturit as te fëmijët. Kombinimi i zarzavateve më së miri është të lidhet me tri burime kryesore ushqimore.
1. Me fruta (banane, portokall, dredhëza), si burim vitaminash
2. Me qumësht (të sojës, të lopës, të dhisë), për shkak të kalciumit të pasur
3. Me karbohidrate (grurë, bukë, brumëra), si energji burimore
Tri ushqimet e përmendura ndihmojnë fuqizimin e organizmit, rritjen dhe zhvillimin si dhe humorin e mirë gjatë ditës.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.