Ti je ketu: Ballina > Shëndeti > Kompjuteri lodh syrin dhe mjegullon shikimin
Shëndeti
Kompjuteri lodh syrin dhe mjegullon shikimin
Qëndrimi më shumë se 3 orë pranë kompjuterit, lodh sytë, prandaj 80 për qind e atyre që e kalojnë kështu ditën e punës, ankohen në djegie të syve dhe në shikim të mjegulluar. Lista e pakëndshme është shumë më e gjatë, shumicën i mundon skuqja dhe thatësia e syve, por edhe kokëdhembja.

Kompjuteri lodh syrin dhe mjegullon shikimin

Qëndrimi më shumë se 3 orë pranë kompjuterit, lodh sytë, prandaj 80 për qind e atyre që e kalojnë kështu ditën e punës, ankohen në djegie të syve dhe në shikim të mjegulluar. Lista e pakëndshme është shumë më e gjatë, shumicën i mundon skuqja dhe thatësia e syve, por edhe kokëdhembja.

Lodhja e syve shprehet me djegie dhe lodhje, me pamje të mjegulluar, me dyfishim të pamjes ose me pamje të paqartë, shoqëruar edhe me dhembje të kokës. Lodhjen e shkaktojnë mundimet e sforcuara të syrit, ndërsa shpesh edhe ndriçimi jo i përshtatshëm si dhe ekrani i kompjuterit.

Ngarkesa e syrit: Puna pranë kompjuterit shkakton konvergjencë të pandërprerë të syrit. Pastaj, ndriçimi tepër i fortë në zyrë ose ai që vjen nga jashtë, po kështu e lodhin syrin.

Ekrani problematik: Është vërtetuar se ekrani, diagonalja e të cilit është më pak se 40 cm, lodh sytë. Njësoj ndodh edhe kur forca e ndriçimit nuk është e harmonizuar me ndriçimin e ambientit. Kontrasti i dobët ndërmjet dritës dhe shkronjave në kompjuter si dhe shkronjat tepër të vogla, po kështu lodhin sytë.

Syri i thatë: Është pasojë e punës së gjatë pranë kompjuterit. Njihet sipas skuqjes, djegies, therjes. Kjo ndodh për shkak të tharjes së pjesës së jashtme të syrit, pasojë e sasisë së zvogëluar të lotit në sy, avullimit të tepërt ose ndodh kombinimi i të dyjave. Për shkak të përqendrimit, ata që punojnë pranë kompjuterit, zakonisht harrojnë të lëvizin kapakët, mënyrë kjo e lyerjes së syrit, që ndikon në tharjen e tij. Lotët, sikurse filmi, e zbusin syrin, e përtëritin dhe e ruajnë bebëzën, e me këtë i ndihmojnë edhe mprehjes së shikimit. Veç kësaj, lotët përmbajnë albuminën lizozimë, e cila ndikon si antibiotik, domethënë pengon ndikimin e dëmshëm të baktereve, kështu që lotët ruajnë syrin edhe nga infeksionet. Me kalimin e viteve, prodhimi i lotëve zvogëlohet, për çfarë njerëzit e moshës mbi 40 vjeç fillojnë të ankohen.

Rritja e dioptrisë
Një përqindje e vogël e njerëzve mund të lavdërohen se shohin shumë mirë, përderisa përqindja e madhe që nga vitet e rinisë shohin më dobët, qoftë larg, qoftë afër. Me kalimin e viteve, ky numër rritet, sepse ndodh e ashtuquajtura largpamësi pleqërie. Atyre që punojnë pranë kompjuterit, nuk mund t`u ndihmojnë syzet "e zakonshme". Për punë në kompjuter nevojiten syze të veçanta.

Si t`i ndihmojmë vetvetes:

  1. Pushoni sytë: Nëse gjatë gjithë orarit të punës qëndroni pranë kompjuterit, atëherë çdo orë bëni një pushim prej 10 minutash. Nëse kompjuterin e përdorni herë pas here, pushimin e parë bëjeni pas një orë e gjysmë pune, ndërsa më pastaj pauzoni më shpesh. Nëse ndieni nevojë për pushime më të shpeshta, patjetër duhet të bëni një kontrollim mjekësor.
  2. Përpëlitja (hapje-mbyllja) e syve: Është dëshmuar se gjatë punës me kompjuter pesë herë më pak se zakonisht i përpëlitim sytë. Për këtë arsye filmi lotor më shpejt avullon dhe shfaqet simptoma e syrit të thatë. Në hapësira me ngrohje qendrore si dhe me kondicionerë (aparate klime), ajri është zakonisht i thatë - gjë që zvogëlon krijimin e filmit të lotëve. Është mirë, prandaj, që në kënd të ekranit të kompjuterit të shkruani në një copë letër: Përpëlit sytë! Sa herë që t`ju shkojnë sytë në këtë shkrim, përpëlitni 10 herë sytë një pas një. Kështu do ta krijoni filmin i cili do t`i ndihmojë syrit. Nëse edhe kjo nuk ju ndihmon, atëherë përdorni lotët artificialë
  3. Ushtroni sytë: Çdo 30 minuta largojeni shikimin nga kompjuteri dhe përqendrojeni në ndonjë vend të largët për 5-10 sekonda. Kështu do t`i relaksoni muskujt e syrit, përgjegjës për fokusim, dhe do ta evitoni lodhjen.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version