Rrëfime jete të grave të famshme
Ajo mahniti me bukurinë, porse më pas u zhduk nga jeta publike, ndonëse bota e modës nuk e ka harruar akoma sharmin Shrimpton.
Ishte me pushime, shoqëruar nga nëna e saj, në një kamp veror, kur fotografët zyrtarë kishin krijuar një bord për të zgjedhur të preferuarat e tyre. Pesëmbëdhjetëvjeçarja Shrimpton ishte befasuar kur kishte kuptuar se i gjithë ekipi kishin mbetur të habitur nga bukuria e saj dhe praktikisht në të gjitha fotot ishte vetëm ajo. “Unë nuk kam qenë e vetëdijshme se fotografët po më ndiqnin dhe se kishin realizuar foto. Pra, nëna gjithmonë më thoshte se unë isha e lindur për të qenë një modele”.
Nëna e saj kishte të drejtë. Por, Shrimpton nuk është bërë vetëm një modele e zakonshme. Ajo në fakt u bë fytyra e viteve `60 të shekullit XX. Vështrimet, kundërshtimi i planit ndërkombëtar të modelit të mëparshëm të flokëve dhe buzëqeshja e saj, hapën rrugën për brezin e ri të pamjes së vajzave, përfshirë Tvigin dhe Selin Hammondin. Ajo u bë aq e njohur, madje kishte nofkën e saj, Shrimp, të cilën ajo e urrente.
E lindur në vitin 1942, Shrimpton u rrit në një fermë në Larte Wycombe, Buckinghamshire, ku u regjistrua në kolegj në Londër në moshën 17-vjeçare. Ajo ishte duke kaluar rrugën gjatë një pushimi dreke, kur u ndalua nga amerikani Cy Endfield, i cili drejtonte një kompani me pulla postare. Ai u përpoq të përfshinte atë në projektin e tij të ardhshëm, por prodhuesi i tij e kundërshtoi këtë ide, sepse mendonte se Shrimpton nuk dukej tërheqëse. Ai e inkurajoi atë se mund të ishte një modele e suksesshme dhe vërtet ajo shumë shpejt u bë pjesë e agjencisë së famshme të modës Lusi Clayton.
Ishte duke xhiruar për brendin e misrit Kellogg’s Cornflakes, kur u takua me njeriun me të cilin do të ketë botën e saj, një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Bailey (siç e thërriste atë) ishte pjesë e gjeneratës së re të fotografëve që transformuan modën. Ngado që shkoi, ishte i përmbajtur dhe krijoi foto me një ndjesi që la të kuptohet se revolucioni i viteve ’60 i shekullit XX do të vinte.
Atë ditë në takimin e tyre të parë, ajo nuk pozoi për të, ai vetëm deshi të shihte nëse sytë e saj ishin vërtet blu, siç pretendonin njerëzit. Disa javë më vonë, fotografi 23-vjeçar i kërkoi Shrimptonit të ishte modele e tij për të realizuar fotot për revistën VOGUE, ku do të publikonin në një faqe të vetme fotografi për të provuar talentin e fotografëve të rinj. Ajo pranoi ftesën dhe ishte e mrekullueshme. Fotografitë e saj ishin tejet të bujshme... pa frenime. Suksesi tanimë ishte i garantuar dhe ajo po shndërrohej në një superyll. Fotografitë e radhës nuk u krijuan në studio, por në rrugët e Nju-Jorkut. Dhe patën një ndikim të madh në kulturën e të rinjve dhe gjithë shoqërisë në përgjithësi.
Shrimpton dhe Baily, të rënë në dashuri, kot u munduan ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre, sepse në atë kohë Baily ishte i martuar. Por, kjo nuk ishte e mundur, ngase lidhja e tyre u bë publike, kështu martesa e tij përfundoi.
Pavarësisht popullaritetit të saj, Shrimpton nuk ishte, vërtet, e kënaqur me famën që kishte arritur. Sjelljet e saj ishin të çuditshme, madje edhe kur udhëtonte, me vete merrte vetëm një qese plastike, në vend të një valixheje, ngase kurrë nuk merrte shumë gardërobë. Me vete kishte përherë vetëm një fustan mbrëmjeje.
“Më kujtohet vallëzimi saj”, thotë Peter Marlowe, një mik i saj i mëvonshëm. Ju kurrë nuk do ta kuptonit se ajo ishte një modele, e cila shpiku stilin e ri të modës në botë. Por, marrëdhënia e saj me Bailey nuk zgjati shumë. Në moshën 21-vjeçare, me një karrierë të suksesshme, Shrimpton ndihej e mbytur duke punuar dhe duke jetuar me Bailey. Dhe ai e kuptoi se ajo nuk donte të martohej me të. Nuk kishte asnjë pikë të përbashkët të qëndronte edhe më tutje me të. Bailey-t i ishte thyer zemra, sidomos kur ajo kishte filluar të takohej me aktorin Terence.
Polemikat do të vazhdonin akoma më shumë. Në tetor 1965, një prodhues pëlhure udhëtoi bashkë me Shrimpton në Australi për garën e disenjeve më të mira, si ‘Kupa e Melburnit’. Shrimpton do të vishej me fustanet e krijuara nga një material i ri sintetike, por meqë pëlhura nuk ishte e mjaftueshme, projektuesi u detyrua të bënte veshjen më të shkurtër se zakonisht. Kjo gjatësi ishte paraqitur vetëm në pasarelat e Parisit, ndërkaq Australia ishte ende vend konservator. Kur Shrimpton u paraqit në revy me këmbë të zhveshura dhe me një fustan shumë të shkurtër, njerëzit e Melburnit u zemëruan tej mase. Mirëpo, ndërsa Australia ishte revoltuar, në Londër, vajzat shkurtuan gjatësitë dhe fundet mini morën hov përnjëherë.
Pas incidentit në ‘Kupën e Melburnit’, fama e Shrimptons ishte fantastike. Ajo vazhdoi të shfaqej në revista dhe u bë e njohur në gjithë botën, madje iu besua një rol filmi në vitin 1967.
Mirëpo, në mesin e viteve të ’70-ta, e zhgënjyer dhe me mall, iu kthye rrënjëve të saj dhe vendosi të pensionohej sa i përket modelimit. Për 30 vjetët e fundit, ajo ka drejtuar një hotel në Cornwall bashkë me burrin e saj, fotografin Michael Cox, dhe djalin e tyre, Thaddeus, 32 vjeç. Ajo u zhduk papritur nga jeta publike, deri në shtator të vitit 2011, kur vendosi të jepte një intervistë të rrallë, duke u ankuar se Bailey, fotografi dhe i dashuri i saj i dikurshëm, kurrë nuk e kishte paguar aq sa duhej. Me atë rast tha: “Ai në fakt krijoi një shumë të konsiderueshme të hollash nga unë“. Megjithatë, në të njëjtën intervistë, Shrimpton pretendoi se kurrë nuk shikon prapa dhe se nuk jetonte duke e shikuar jetën përmes prizmit të së kaluarës së saj të bujshme.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.