Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Përgatitja pranverore e lëkurës
Përgatitja pranverore e lëkurës

Pranvera është stinë, së cilës lëkura e fytyrës vështirë i përshtatet, sepse nga ambienti i mbyllur dilet në ambient të hapur dhe me rreze dielli.

Mu për këtë arsye lëkurën duhet përgatitur për rrezet e para dhe për temperaturë jostabile. Para se të dilet në ambient të hapur dhe me diell, fytyrën duhet lyer me krem. Kësaj posaçërisht duhet kushtuar rëndësi femrat, lëkura e të cilave ka tendencë pigmentimi. Kremi duhet të jetë i përbërë nga materiet mbrojtëse, me filtër mbrojtës ndaj rrezeve ultravjollcë, krem i cili mbron apo zvoglon shfaqjen e pikave dhe të njollave nëpër fytyrë. Nëse fytyra nuk mbrohet, atëherë që me rrezet e para pranverore do të shfaqen piklat apo njollat në ballë, në mollëza dhe në hundë. Ndonjëherë, këto njolla apo pikla vërehen aq shumë, saqë tenit të fytyrës i japin një pamje të vrazhdë.
Këtë përgatitje, pra lyerje të fytyrës, për ditët e para të pranverës duhet ta bëjnë sidomos femrat të cilat kanë pikla të lindura (ato gjatë stinës së dimrit nuk vërehen), të cilat në pranverë marrin një ngjyrë të erët, po qe se nuk mbrohen nga rrezet e diellit me krem adekuat. Nëse njollat e tilla tashmë kanë filluar të duken, atëherë duhet provuar zbardhjen e tyre me përdorimin e losioneve dhe të maskave përkatëse.

Maska me banane
Maska me banane e përzier me lëng limoni, është e mirëseardhur për zbardhjen e njollave apo të piklave! Fytyra e pigmentuar mund të lyhet edhe me lëng të karotave, si maskë.

Lëkura e yndyrshme në ditët pranverore
Gjatë dimrit, lëkura e yndyrshme bëhet më e vrazhdë, dehidrohet dhe merr ngjyrë të verdhë, bëhet më e ndjeshme, poret mbushen pluhur e tym. Prandaj, një lëkurë e tillë nuk mund të thithë oksigjen të mjaftueshëm as të marrë frymë normalisht. Si pasojë e kësaj gjendjeje është shfaqja e miteserëve, të cilët doemos duhet pastruar. Një lëkurë e këtillë, në pranverë duhet patjetër të mirëmbahet. Së pari duhet filluar me pastrimin e miteserëve, të qelizave të vdekura (piling), me tonizimin me losione dhe me përdorimin e maskave të ndryshme. Me efekt janë maskat e pemëve dhe të perimeve stinore, të cilat kanë aftësi të depërtimit në thellësi të lëkurës.

Maska me majdanoz
Grihet majdanozi sa më imët, përzihet me gjysmë gote jogurt ose kos, me këtë përbërje lyhet fytyra, mbahet 15 minuta. Pastaj pastrohet me çaj kamomili dhe lyhet me kremin adekuat. Maskë të ngjashme mund të bëni edhe me spinaq.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version