Saimir Pirgu, pa dyshim është një nga tenorët shqiptar më të famshëm në botë, artist me albumet më të shitura në muzikë. Djali i lindur më 23 shtator 1981 në qytetin e Elbasanit, gjithmonë ka qenë i rrethuar nga muzika. Ndërsa gjatë periudhës së studimeve në Itali, ishte nxënës, mik, e më pas koleg me mjeshtrin e madh, Pavarottin. E kishte njohur rastësisht, por mbas takimit të parë, ai gjithmonë ishte interesuar për zhvillimin e tij vokal, ngase besonte se Saimiri një ditë do të bëhej dikushi. Sot, ndërkaq, me një gamë të përkryer vokale dhe instinktet e një aktori, 42-vjeçari sharmant, aktualisht është një nga tenorët më të mëdhenj të kombit tonë në botë, karriera e të cilit po arrin maja të reja çdo vit, madje edhe çdo muaj që po kalon.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.