Arritjet e tenorit Ramë Lahaj në skenat operistike evropiane, janë tejet mbresëlënëse. Ai arriti famë dhe njohje në mbarë botën, që nga Australia, ku shkëlqeu me interpretimin brilant, dhe kudo tjetër që u paraqit në skenat e shumta prestigjioze në Evropë, kritika e vlerësoi në superlativ. Tenorët e mëdhenj të skenave operistike – të cilët arrijnë fuqinë e lartë kumbuese të vokalit të tyre, janë të paktë jo vetëm në mesin tonë, por kudo në botë. Ka pasur disa tenorë vërtet legjendarë gjatë shekujve, por është njëri i cili me këngën e tij sot, është aq shumë përpara rivalëve të tij. Ramë Lahaj, jo vetëm që po arrin t’i këndojë notat e larta, por ai gjithashtu është një aktor i madh me një prani magnetike. Rruga e tij është një tregim i talentit fenomenal. Rama arrin të mbush teatrot dhe sallat e koncerteve me renome, ai është xhevahir, performanca e të cilit entuziazmon gjithë botën. Tenori kosovar, me zërin e tij tërheqës dhe burrëror, është një nga artistët më të vlerësuar, në saje të triumfit dhe pjekurisë së tij artistike.
Ndërkaq, mbështetja të cilin e ka nga tenori Domingo, duket sikur e ka madhëruar dhe e ka bërë akoma më të fuqishëm.