Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Ndaleni rënien e flokëve…
Ndaleni rënien e flokëve…
Ëndërroni flokë të bujshëm, të shndritshëm dhe të gjatë, porse çdo mëngjes krehri i mbushur me qime, ju dëshpëron. Mos bëni panik, ekziston zgjidhja kundër rënies së flokëve.

Flokët janë simbol i femërsisë dhe armë e fuqishme e ngashënjimit, që tregon se sa i kushtoni rëndësi trupit tuaj, dhe me të drejtë quhet edhe barometër i shëndetit. Floku, në fakt, është i ndjeshëm sikurse lëkura, struktura dhe vitaliteti i tij ndryshon varësisht nga ndryshimet në trup dhe nën ndikimet e jashtme. Ajri i mbushur me substanca të dëmshme, uji përplot gurëzi, stresi, mungesa e mineraleve dhe vitaminave, ndryshimet në tajitjen e hormoneve, por edhe qarkullimi i dobët, ushqimi jo i shëndoshë ose lodhja dhe mosmirëmbajtja e rregullt, të gjitha këto shprehen në vitalitetin dhe në pamjen e flokëve. Përveç që humbin plotësinë, thahen dhe çahen në maja, papritur mund të bien më shumë se rëndom.

 

 

Çka do floku?
Që të mbetet i bujshëm dhe me shkëlqim, është e nevojshme që t’i lajmë më shumë se një apo dy herë në javë. Çfarëdo që të ndërmerrni, do të pengojnë rënien e tyre.

  • Floku duhet ushqyer, e këtë mund ta bëjmë vetëm së brendshmi. I nevojiten vitaminat (B5, B8) mineralet (hekuri, zinku) si dhe proteinat.
  • Njësoj, sikur që kujdeseni për hidratimin e lëkurës, duhet të kujdesemi edhe për hidratimin e flokëve. Thatësinë e tyre mund ta pengoni nëse shfrytëzoni shamponë të butë (që vlen edhe për flokë të yndyrshëm), por edhe me rastin e shpëlarjes, duke u kujdesur që të mos mbeten flluska të shamponit dhe të mjeteve për mirëmbajtje.
  • Nëse keni përjetuar kënaqësinë e trupit e të fytyrës pas masazhit, atëherë do ta kuptoni më lehtë çfarë do të thotë masazhi për flokë. Secilën herë, kur rrënjëve të flokëve u bëni masazh me maja të gishtërinjve, do të cytni qarkullimin sipërfaqësor – depërtimin e substancave të ushqyeshme në rrënjë të flokëve.
  • Flokët mjafton të lahen një herë me shampon, kështu do të largohet e gjithë papastërtia nga flokët dhe nga lëkura e kokëve.
  • Qoftë floku i thatë apo i yndyrshëm, pa marrë parasysh bie ose jo, floku i do shamponët e butë, që nuk e dëmtojnë.

Me anë të masazhit e përmirësoni qarkullimin edhe ushqimin e rrënjëve të flokut.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version