Në shoun e Elie Saab asnjëherë nuk do të shkoni për të parë veshje dite. Në koleksionet e tij kreatori libanez paraqet lloje të ndryshme të veshjeve - të mjaftueshme për një stinë të tërë, për evente të ndryshme, si dasma dhe raste të tjera. Saab, përmes veshjeve të tij, paraqet një pamje nostalgjike të fuqisë femërore, që nga koha mesjetare, ndaj dhe kjo mund të jetë arsyeja pse Elie Saab mbetet gjithmonë joshës - në pistë dhe në kulturë. Kush do të mund t’u rezistonte këtyre veshjeve përrallore? Zonja merrini fustanet tuaja!