Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Miku i vërtetë i tenit tuaj është pudra e mirë!
Miku i vërtetë i tenit tuaj është pudra e mirë!

Deri vonë, pudra e lëngët ka pasur për qëllim të fshehë zbehtësinë ose të zvogëlojë skuqjen e natyrshme të fytyrës, kështu që në njëfarë dore ka shërbyer si mjet kamuflazhi. Ndërkohë, tregu aq shumë na ka përkëdhelur, kështu që nga pudra presim që, krahas rolit të saj tradicional, të kryejë funksionin e kremit të mirë ditor për fytyrë.

Kjo do të thotë se njëkohësisht duhet t’i kënaqë nevojat vijuese: që ta njësojë ngjyrën e tenit, fytyrës t’i japë shkëlqim, t’i fshehë të gjitha mangësitë e lëkurës, të jetë e qëndrueshme dhe e pandryshueshme me orë të tëra, që në fytyrë të mos bëhen njollat dhe që të mos mblidhet te rrudhat. Detyrë ka edhe që të ushqejë dhe ta mbrojë lëkurën e ndjeshme, të rregullojë sebumin, të mbrojë nga rrezet ultravjollcë, t’i mbushë poret dhe të shtrijë vijat e fytyrës.
Që zgjedhja e pudrës të jetë cilësore, për ju kemi përgatitur udhërrëfyesin e vogël për pudrat që gjenden në tregun tonë. Që të mos gaboni…

Ngjyra e pudrës
1. Hapi i parë është ngjyra e pudrës – do të duhej të jetë e ngjashme me ngjyrën natyrale të tenit tuaj. Pika e saktë për të provuar nuancat në lëkurë është pjesa ndërmjet lëkurës së qafës dhe pjesës së poshtme të mjekrës. Pudra nuk duhet provuar në duar, sepse në duar lëkura mund të jetë ose më e çelur, ose më e mbyllët në krahasim me fytyrën. Cila është nuanca e qëlluar? Dimrit pudra duhet të jetë për një nuance më e çelët se ngjyra e lëkurës, sepse fytyrës duhet t’i japë shkëlqim. Me rrezet e para të diellit, përkundrazi, lejohet edhe nuancë më e mbyllët nga ngjyra natyrale e lëkurës.

Llojet e pudrës
2. Si të zgjidhet tekstura e pudrës? Krahas ndjenjës taktike, e cila mbi të gjitha është individuale, pudrat e lëngështa janë ideale për të rejat, përderisa pudrat në formë kremi janë me mbrojtje dhe e trajtojnë lëkurën e pjekur. Pudrat kompakte janë të përshtatshme për korrektime ose për mbrojtje të lëkurës më të ndjeshme.

Qëllimi i pudrës
3. Me rastin e zgjedhjes së pudrës së lëngësht, nuk duhet nënçmuar rëndësia e dritës – gjatë ditës reflekset e arta e zvogëlojnë dukshmërinë e mangësive dhe lëkura duket më kompakte dhe e njëllojtë. Në dritë të natës ose artificiale, përkundrazi, më mirë është të përcaktoheni për teksturë me pigmente të ftohta, të cilat e shndërisin fytyrën dhe i definojnë vijat e fytyrës.

Mbrojtja nga dielli: lëkura e ndjeshme jo rrallë reagon bujshëm pas përdorimit bazës-pudër, ndërsa tani gati të gjitha pudrat kanë faktorin mbrojtës nga dielli

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

Lexuar 3206 herë.
#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version