Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Cili çaj është më i shëndetshmi?
Cili çaj është më i shëndetshmi?

Sasia e madhe e antioksiduesit është arsye pse çaji i gjelbër dhe i bardhë gjithnjë e më shumë po përdoret në preparatet kozmetike.

Çaji i gjelbër është më i shëndetshmi nga të gjitha çajet
Shkenca ka treguar se çaji i gjelbër përmban vitaminat A1, B2, B12, C dhe E, si dhe shumë minerale dhe elemente në gjurmë. Sasia e madhe e antioksiduesve është ‘fajtore’ për procesin e ngadalësuar të plakjes së lëkurës, prandaj shumë laboratorë kozmetikë përpiqen të marrin sa më shumë ekstrakte natyrale te kremrat kundër plakjes. Çaji i gjelbër përshpejton tretjen, stimulon përpunimin e yndyrave, prandaj këshillohet që të përdoret sa më shumë, nëse mbani dietë ose dëshironi të shmangni celulitin. Veç kësaj, është i shkëlqyer kundër inflamacioneve, përshpejton enët e gjakut dhe përtërit lëkurën. Përveç ndikimit fizik, janë të njohura efektet e tij edhe te shëndeti mendor, kështu që është efikas në luftë kundër depresionit, e rrit aktivitetin mendor, përqendrimin dhe motivimin.

Çaji i bardhë ‘eliksir rinues’
Me shekuj është i njohur si përbërës i magjishëm, nga i cili bëheni më të rinj, kështu që konsiderohet edhe si përbërës kryesor i ‘eliksirit rinues’. Për shkak të përpunimit minimal dhe të përdorimit të gjetheve të reja, çaji i bardhë është akoma më i pasur me antioksidues sesa çaji i gjelbër. Prandaj, shfrytëzohet te kremrat hidratuese dhe te preparatet për rivitalizimin e lëkurës.

Çaji i KUQ
Çaji i kuq, për shkak të efektit shërues dhe të pasur me esencë, e ruan shëndetin e njeriut. Është i pasur me hekur, kalium, natrium, bakër, zink, magnez dhe mangan. Te hulumtimet mjekësore ka treguar rezultate të shkëlqyera lidhur me mundimet e tretjes, ndërsa ndihmon edhe te rregullimet e tensionit dhe kundër depresionit. Vetëm dy filxhanë çaji në ditë do ta plotësojnë nevojën e organizmit për vitaminën C, prandaj dhe është i shkëlqyer në luftë kundër gripit dhe ftohjeve. Nuk përmban as kafeinë, kështu që është i mirë për personat të cilët duan të pinë nga një filxhan çaj në çdo kohë të ditës, madje edhe para gjumit, sepse relakson dhe liron nga stresi dhe tendosja dhe përgatit për gjumë të këndshëm.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version