Të gjitha pjesët e hithrës janë të dobishme për shëndet!
Hithra përmban albumina dhe yndyra, kalcium, fosfor, hekur, magnez, vitamina C, A, B2, B5, K, karotinë beta. Hithra është bima më e mirë për pastrimin dhe përmirësimin e gjakut. Ndikon në mënyrë pozitive në pankreas dhe ndihmon uljen e sheqerit në gjak. I zbut infeksionet e traktit urinar dhe stimulon punën e zorrëve.
Veçoritë e dëshmuara të hithrës janë:
- Parandalimi i krijimit të gurëve në veshka
- Pastrimi i gjakut
- Pengimi i rënies së flokëve
- Rregullimi i tretjes
- Ndikon si qetësues
- Ndal gjakderdhjen
- Forcon imunitetin
Çaji nga hithrat për shëndet
Çaji nga hithrat është i shkëlqyer për pastrimin e organizmit, i jep shkëlqim tenit, i zgjidh problemet e sëmundjeve të lëkurës. Në mjekësinë bimore çaji nga hithrat shfrytëzohet për sëmundjet e mëlçisë, për rregullimin e gjumit, shtangiet në lukth, të thatit, sëmundjet e mushkërive etj. Çaji i hithrave pihet 4 javë. Mund të pihet një filxhan çdo ditë si preventivë, ndërsa është i dobishëm edhe te infeksionet virusale.