Përparësitë e dhënies gji
Dhënia gji paraqet burimin e pazëvendësueshëm të materieve ushqyese, prandaj në 6 muajt e parë të jetës së fëmijës rekomandohet të ushqyerit ekskluziv me qumësht të nënës, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë porosit – vazhdimin me dhënie gji, edhe pas ditëlindjes së parë të fëmijës, shoqëruar me ushqim shtesë, gjithsesi. Ja, përparësitë më të rëndësishme të gjirit:
- dhënia gji paraqet mënyrën e natyrshme të të ushqyerit të foshnjës
- mikrobiologjokisht, qumështi i nënës është i pastër
- qumështi i nënës ka përbërje standarde nutritive, ndërsa deri më sot nuk është zhvilluar qumësht gjiri, i cili do të imitonte përbërjen e tij
- vetëm qumështi i nënës siguron spektër të gjerë të përbërjes antiinfektive
- qumështi i nënës e zvogëlon rrezikun nga infeksionet e tretjes, nga ato respiratore e të tjera (kalljet e veshit, infeksionet urinare, meningjiti, alergjitë dhe diabeti)
- fëmijët e ushqyer me gji kanë tension më të ulët të gjakut, rrezik më të vogël nga zhvillimi i trashësisë dhe nivel më të ulët të kolesterinës në serum
- për shumicën e grave dhënia gji paraqet përvojë të këndshme dhe ndihmon te vënia e lidhjes emocionale me fëmijën
- qumështi i nënës gjithherë ka temperaturë ideale
- nëna gjithherë mund të kalojë nga dhënia gji tek shishja e qumështit, por kurrë nuk ndodh e kundërta
- dhënia gji ka ndikim të mirë në shëndetin e nënës: rehabilitim më të shpejtë pas lindjes, shkrirje më të lehtë të kilogramëve dhe mundësinë e kontrollimit të shtatzënësisë në 6 muajt e parë. Përparësitë e dhënies gji janë afatgjata me zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet e karcinomës së gjirit dhe të vezoreve, si dhe te zvogëlimi i shfaqjes së osteoporozës në menopauzë.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.