Para provimeve jemi nën stres të madh, sepse dëshirojmë t`i realizojmë qëllimet të cilat ia kemi caktuar vetes. Veç kësaj, me siguri na bëjnë presion edhe prindërit. Na mundojnë shumë probleme: ndoshta nuk jemi përgatitur sa duhet, ndoshta gjatë kohës kur jemi në provim nuk do të na kujtohet asgjë etj.
Stresi është reaksion normal në situatat kur gjërat na ikin nga dora. E nxit çdo vështirësi në të cilën hasim dhe na duket se nuk do të jemi të aftë ta zgjidhim. Stresi akut nuk është i rrezikshëm, në masë të caktuar mund të jetë madje i dobishëm, ndërsa stresi kronik shkakton sëmundje të shumta.
Shenjat e stresit janë: kokëdhembja, lodhja, shqetësimi, të rrahurat e zemrës, djersitja e shtuar, mundimi, vjellja, ftohjet e shpeshta, gjendjet gripoze dhe infektimet e rrugëve të frymëmarrjes, përqendrimi i zvogëluar, tendosja, nervozizmi, britma, depresiviteti, melankolia, ndjeshmëria e shtuar, zemërimi, mosdurimi, humbja e motivacionit, shpërkujdesi.
Çfarë duhet ndërmarrë për zvogëlim të stresit gjatë kohës së mësimit?
- Duhet bërë plani real i mësimit, planifikohet koha për secilën temë dhe kësaj kohe i shtohet edhe ndonjë orë.
- Për shkak të mësimit, nuk bën të hiqet dorë nga aktivitetet sportive ose shoqërimi me shoqe, miq.
- Duhet gjetur vend të përshtatshëm për mësim ku nuk do t`ju pengojnë dhe ku do të keni qetësi të mjaftueshme.
- Kur diçka nuk kuptoni, lutni t`ju ndihmojë profesori ose miqtë.
Si të kontrollohet stresi para dhe gjatë provimit?
- Duhet të përgatiteni mirë.
- Natën para provimit duhet të flini mirë.
- Duhet të keni vetëbesim. Testin konsiderojeni si rast për të treguar sa keni mësuar dhe se për këtë do të shpërbleheni.
- Mos shkoni në provim me bark të zbrazët.
- Para provimit provoni të çliroheni.
- Mos u përpiqni ta përsëritni tërë lëndën në minutën e fundit.
- Gjatë kohës së shkrimit ndryshojeni herë pas here pozitën e trupit.
- Nëse disa pyetjeve nuk dini t`u përgjigjeni, kaloni, u riktheheni në fund, nëse ju mbetet kohë e mjaftueshme.
- Mos bëni panik kur të shihni se studentët e tjerë shkruajnë shpejt, sepse s`është e rëndësishme kush do ta përfundojë i pari.
Mësohuni të qetësoheni në situatë stresi!
- Në situatë stresi, ngadalësojeni frymëmarrjen, derisa të qetësoheni.
- Mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë disa here, pastaj mendojeni veprimtarinë që ju preferoni ose vendin që ju pëlqen: le t`ju bartë imagjinata atje ku do ta ndieni veten të qetë dhe të freskuar.
- Në situatë stresi, për qetësim mund të përdorni edhe barin me prejardhje bimore që përmban valerianë. Bari i këtillë është i sigurt, nuk nxit përgjumjen, varshmërinë dhe krizën e çmësimit kur e ndërpritni.