Ti je ketu: Ballina > Shëndeti > Mos i frenoni lotët, qarja është e mirë për shëndet
Intime
Mos i frenoni lotët, qarja është e mirë për shëndet
Gëzimi ose dhembja, fati ose shqetësimi – cilido që të jetë shkasi, lotët janë shumë të rëndësishëm për psikikën dhe trupin tonë.

Thuhet se lotët janë “punë grash”, ndërsa dominon mendimi se meshkujt e vërtetë nuk qajnë, mirëpo shfaqja e ndjenjave përmes qarjes është e dobishme për shëndetin, sepse lotët, si shprehje e emocioneve, nuk duhet të frenohen. A është çdo qarje e njëjtë? Qarja e shpeshtë, a është shenjë e problemit psikik? Pse qarja është ndryshe te gratë e ndryshe te burrat? Shkurt, ndonëse lotët i kemi shpesh në sy, për ta dimë shumë pak dhe kjo qëndron kryesisht në paragjykime.

Anulimi është stresues
Qarja është dukuri fiziologjike që na mundëson të çlirohemi nga akumulimi i streseve emotive dhe nga tendosja, me efekt pozitiv për trupin dhe psikikën. Emocionet e bllokuara shndërrohen në gjendje të ngurtësisë që shprehet edhe në muskulaturë, gjë që nuk duhet të na çuditë, meqë trupi dhe mendja janë të lidhura ngushtë. Veç kësaj, frenimi i emocioneve në një mënyrë “shtang”, ndërsa gjendjen shpirtërore e bën të papërshtatshme, të shkaktuar nga stresi dhe tendosja. Çdo lot i frenuar shndërrohet në dëm potencial për organizmin. Frenimi i lotëve te gjendjet e ndryshme emotive shkakton bllokimin e atyre emocioneve dhe krijimin e stresit të fuqishëm Një gjende e tillë e gjatë ndikon dëmshëm në lukth dhe në zorrë, në sistemin imunologjik dhe në zemër.

Mashkulli që qan është i guximshëm
Zakonisht, lotët shikohen si shenjë dobësie, sidomos te meshkujt. Për shkaqe kulturologjike dhe edukative, meshkujve gjithmonë u është ndaluar të qajnë, përveç në situatë të pikëllimit të thellë për shkak të vdekjes së personit të afërt ose kur është fjala për ndonjë ngjarje shqetësuese dhe të rëndësishme. Mjerisht, edhe në kohë të sotme si mashkull ‘i vërtetë’ konsiderohet vetëm ai i cili nuk qan kurrë. Mirëpo, e vërteta është krejt ndryshe: qarja e vetëdijshme është pikërisht formë e guximit, sepse tregon se personi është i aftë të kontrollojë dhe t’i shprehë emocionet personale, e jo të jetë i frenuar. Lotët janë karakteristikë e qarjes së shkaktuar nga dhembja. Porse, në anën tjetër, edhe nga gëzimi, nganjëherë lotët i shoqëron edhe qeshja. Të qarët nuk është gjithherë shprehje e pikëllimit dhe e dhembjes.

Qarja mbyt libidon
Nëse keni menduar se lotët tuaj për meshkujt janë tërheqës, jeni gabim. Lotët e femrave kanë ndikim antierotik të cilët ndikojnë në uljen e nivelit të testosteronit te meshkujt, thonë shkencëtarët, dhe shtojnë se edhe partneri që loton nuk është joshës për një grua.

 

 SITUATAT TIPIKE KUR QAJNË FEMRAT 

Ju ka lënë partneri
Qani pa frenim, sepse dhembja për shkak të humbjes së të dashurit duhet të zbutet dhe të dalë nga vetja në formë lotësh. Mirëpo, para se të filloni të mendoni racionalisht, është e nevojshme t’i jepni mbështetje dhembjes suaj: kjo është mënyrë që të vetëdijesoheni se jeta, megjithatë, vazhdon tutje.

Filmi i dhembshëm
Rrjedhja e lotëve gjatë shikimit të filmit është situatë klasike në të cilën qajnë gratë, e kjo më së shpeshti ndodh kur identifikohen me ndonjë nga personazhet.Kjo ka të bëjë me zbrazje të emocioneve dhe të lotëve që janë të dobishëm, prandaj mos i frenoni.

Grindja me prindërit
Kjo ka të bëjë me vajzat e reja, adoleshentet: për shembull, kur prindërit nuk i lejojnë që të rrinë vonë jashtë. Por ndodh të qajnë edhe 30-vjeçaret, kur nuk mund të marrin atë që do të dëshironin, veçanërisht nga partneri. Në rast të tillë duhet pasur parasysh se jeni e rritur dhe se jetën tuaj mund ta drejtoni vetë, prandaj reagoni haptas duke i kërkuar të drejtat tuaja, e jo duke qarë.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version