Tri gjëra të cilat e dëmtojnë trurin
Shikimi i tepërt i televizorit
Kushdo që ta ketë quajtur televizorin ëmbëlsirë për tru, e ka pasur mirë. Programi TV e tërheq vëmendjen e shikuesit në mënyrë jonatyrale, sepse e detyron që ta ndërrojë fokusin e tij përbrenda disa sekondash. Shikimi pasiv nuk e forcon aftësinë për përqendrimin e vëmendjes dhe as nuk paraqet nxitjen për tru. Profesionistët konsiderojnë se fëmijët nuk do të duhej të kalonin më shumë se dy orë në ditë para ekranit televiziv, ndërsa të vegjlit nën dy vjeç nuk do të duhej të shikonin fare televizorin.
Thithja pasive e duhanit
Ekspozimi në tymin e duhanit mund të ulë koeficientin e inteligjencës, ka dëshmuar hulumtimi i bërë në spitalin e fëmijëve në qytetin amerikan Cincinnati. Sa më shumë t’i ekspozohen duhanit, aq më shumë do të bjerë aftësia e të lexuarit, por madje edhe sasitë e vogla të tymit kanë efekt të padëshirueshëm. Humbja e një pike mund të mos duket e rëndësishme, por meqë 85 për qind e fëmijëve në një masë i janë të ekspozuar në tym, pirja e duhanit ka ndikim të madh negativ në IQ.
Çrregullimi i gjumit
Madje 11 për qind e fëmijëve kanë problem me gjumin. Për këtë arsye janë të mahmur, të përvajshëm dhe të parehatshëm, e kjo mund të ndikojë në vetë trurin. Shkaktare e çrregullimit të shpeshtë te fëmijët është apnea në gjumë: bajamet e zmadhuara dhe polipet i bllokojnë rrugët e ajrit, kështu që fëmija në gjumë shkurt ndalon të marrë frymë. Kjo përsëritet disa herë gjatë natës, kështu që e çrregullon ritmin e gjumit. Apnea në gjumë arrin kulmin në moshën rreth 5 vjeçe dhe mund ta privojë trurin nga oksigjeni, i cili ende zhvillohet. Hulumtimet kanë përfunduar se apnea i dëmton qelizat e trurit te njerëzit e rritur, ndërsa tani është duke u hulumtuar ndikimi i saj në trurin e fëmijës. Prindërit duhet të konsultohen me pediatrin nëse dyshojnë në çrregullimin e gjumit të fëmijës së tyre. Apnea në gjumë shërohet efektshëm me operimin e bajameve dhe të polipeve.