Jeni shefe e shoqes suaj? Ose, punoni në të njëjtën ndërmarrje dhe jeni konkurrente e drejtpërdrejtë e njëra-tjetrës? Me siguri ndonjëherë ju vjen vështirë ta kontrolloni këtë marrëdhënie në dy nivele. Po ju sjellim disa këshilla për zgjidhje të lehtë të problemeve që ju ndodhin në të tilla situata.
- Ndonjëherë njerëzit janë persona tërësisht të ndryshëm në punë, e të ndryshëm në jetën private. Kujdesuni që miqtë/kolegët tuaj ta kuptojnë këtë ndryshim. Uluni dhe bisedoni lidhur me këtë. Vini rregulla të cilat do t’ju lehtësojnë ndarjen e jetës private nga ajo zyrtare.
- Karriera juaj është njësoj e rëndësishme, sikurse edhe miqësia, prandaj mos lejoni që njëra të ndikojë në tjetrën.
- Nëse jeni shefe e shoqes suaj ose nëse ndërkohë jeni avancuar në pozitë më të lartë, mos e ndërroni qëndrimi ndaj saj, por vetëm ndaj anëtarëve të tjerë të stafit.
- Nëse shoqja përparon në punë, provoni të mësoni diçka nga suksesi i saj dhe vlerësojeni komunikimin cilësor me të.
- Punoni në të njëjtin vend pune, por në reparte të ndryshme. Ju bie rasti që të dyja të njiheni me një grumbull të dhënash të natyrës konspirative, ndërsa shefat tuaj nuk do të dëshironin që ju të flisni për këtë me njëra-tjetrën. Mbani mend, ato të dhëna nuk janë fshehtësi tuajat private, për të cilat mund të flisni me shoqen!
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..
Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë
Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.
COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
Mobile Version | Desktop Version