Krehja me krehër dhe me furçë
Ajri i papastër krijon radikalë të lirë, të dëmshëm. Në keratinë ndodhin reaksionet kimike dhe ky përbërës i rëndësishëm, gradualisht dobësohet.
Krehja me krehër dhe me furçë të flokëve, largon pluhurin e grumbulluar. Zgjedhja më e mirë janë furçat dhe krehrit e drunjtë, pa gjilpëra metalike.
Ushqimi i flokëve
Maskat dhe pakunzet përmbajnë përbërës të ushqyeshëm dhe substanca të cilat e mbrojnë flokun. Përbërësit hidratues të këtyre prodhimeve kompensojnë ujin të cilin e humb floku gjatë ngjyrosjes.
Shfrytëzoni prodhimet me vajra bimore (bajame, ullinj). Këto duhen shfrytëzuar gjatë gjithë vitit, ndërsa verës një herë në javë, patjetër! Prodhimi lihet në flokë aq gjatë sa shkruan në udhëzim.
Shpëlarja me uthull
Këshillë e moçme, por e dobishme: Shpëlarja me uthull, flokut i jep shkëlqim të mirë, ndërsa pH e thartë u ndihmon poreve sipërfaqësore të flokëve që të mbyllen drejt. Mbyllja e këtillë e poreve do t’i ruajë pigmentet e ngjyrës në flokë. Ngjyra dhe blejtë do të qëndrojnë për një kohë më të gjatë të pandryshueshme.
Shfrytëzojeni uthullën e zakonshme të kuzhinës, sipas mundësive – të mollës, përziejeni me ujë dhe shpëlani flokun pas shamponimit.
Mbrojtja e sigurt
Mbrojeni flokun njësoj kujdesshëm sikurse edhe lëkurën – me mjete që kanë filtra UV. Mjafton një topth shkume ose spreji për formësimin e frizurës. Nëse laheni në pishinë, shfrytëzoni mjetin e posaçëm për mbrojtje nga dielli dhe klori. Para se të laheni në det, po kështu, është e nevojshme mbrojtja, ndërsa për këtë janë të mira ujërat me filtra UV.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.