Ti je ketu: Ballina > Shëndeti > Ushqimi për fytyrën tuaj
Shëndeti
Ushqimi për fytyrën tuaj
Disa ushqime, dobia e të cilave nuk ndalet vetëm në oreksin e kënaqshëm.

Jogurti: Jogurti natyral është i pasur me yndyra hidratuese, të cilat e pastrojnë dhe e fisnikërojnë lëkurën. Përveç që është pastrues i mirë i lëkurës, jogurti i zakonshëm është maskë e shkëlqyer për fytyrë, por e bën edhe bazë ideale për piling (nëse përzihet me pak qull tërshëre) ose për maskë nate për përtëritjen e lëkurës (me një copë limoni).

Perimet: Të pasura me antioksidues të cilët e mbrojnë lëkurën, perimet ndihmojnë pastrimin e saj. Për lëkurë të yndyrshme, përzihet karota e renduar me jogurt, ndërsa për lëkurë të thatë kombinimit të njëjtë i shtohet mielli i bajames. Lëngu i domates është trajtim i shkëlqyer në luftë kundër puçrrave.dhe ka efekt pozitiv në gjenin e lidhur me kancerin.

Vezët: Të bardhët e vezëve është maskë e shkëlqyer proteine për forcimin e lëkurës. Maska nga të bardhët dhe çaji i kamomilit është i shkëlqyer për qetësimin e lëkurës së lodhur. Nëse lëkura juaj ka nevojë për përbërës ushqyes, në maskë duhet shtuar edhe e verdha e vezës. E verdha e vezës është shtesë e shkëlqyer për shampot për shtimin e shkëlqimit të flokëve.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version