Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Shkëlqen me xherdanin nga diamanti
DULA LIPA
Shkëlqen me xherdanin nga diamanti

Mbrëmjen e parë të muajit maj, në eventin Met Gala 2023, i cili u mbajt në Nju Jork, këngëtarja kosovare Dua Lipa kishte paraqitje mahnitëse, veshur në fustanin e bardhë klasik nga brendi Chanel, i cili ishte i dizenjuar nga kreatori i ndjerë Karl Lagerfeld, për koleksionin Chanel vjeshtë/dimër 1992.

Shtatlarta 27 vjeçare, fituese e Grammy-t, tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve me gjerdanin masiv nga diamanti 200 karatësh krijuar nga kompania Tiffany & Co. Imazhin e saj , gjithashtu e kishte plotësuar unaza 9 karatëshe nga diamanti.

Për të festuar ngjarjen e këtij viti, Lipa zgjodhi fustanin i cili për herë të parë ishte bërë i famshëm nga supermodelja Claudia Schiffer, e cila e kishte veshur atë, në sfilatën e modës Chanel në vitet 1995-1996.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version