Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Për amvisat e reja
Për amvisat e reja
Mysafirët do t`ju lajmërojnë se do të arrijnë te ju për 20 minuta.

Çfarë mund të bëni për këtë kohë të shkurtër, ndërsa jeni amvisë e re, pa përvojë? Ja, t’ju ndihmojmë çfarë mund të bëni për një kohë kaq të shkurtër, në mënyrë që banesa juaj të jetë në rregull: 

Minuta e 20-të
Bëni prioritetet: Për rregullim gjeneral të banesës, është tepër vonë. Tani është me rëndësi që të vini rregull në kuzhinë, në dhomën e ndejës dhe në banjë. Filloni!

Minuta e 19-të
Kujdesuni për klimë të mirë në hapësirën suaj. Së pari e largoni nga banesa qesen me mbeturina. Kur hyhet së jashtmi, më të ndjeshmit jemi ndaj erërave në shtëpi. Prandaj, hapni dritaret dhe ajroseni mirë shtëpinë. Për të evituar erën nga zierjet në kuzhinë, ndizni qirinj aromatikë.

Minuta e 17-të
Rregulloni karriget rreth tryezës. Nëse është marrë pluhuri mbi to, hapësira do të duket krejtësisht ndryshe. Nëse revistat janë të përhapura në dysheme, mblidhni në një vend bashkë me lapsat.

Minuta e 15-të
Enët e palara futni në makinën enëlarëse dhe lani shpejt ato që nuk mund të futen në të. Nëse nuk keni kohë për një gjë të tillë, tenxheret dhe fulteret futni në furrë të shporetit.

Minuta e 11-të
Në fund kaloni në dhomën e ndejës. Shtrini mbulesën mbi kanape, rregulloni jastëkët sidomos nëse do të vijë vjehrra ose gjyshja.

Minuta e 9-të
Pastrimin e dyshemesë lëreni për njëherë tjetër. Aktualisht keni kohë vetëm për largimin e gjësendeve më të mëdha. Nëse në dysheme ndodhet ndonjë njollë, atëherë lageni një copë letër dhe kaloni mbi të.

Minuta e 7-të
Pastrimi ekspres i banjës. Së pari vendoseni në vend të vetin kozmetikën. Gratë kanë merak që të fusin kokën në të tilla kënde…Në fund, pastrojeni tualetin dhe lavamanin, ndërsa vaskën mbulojeni me perden e saj.

Minuta e 3-të
Shpejt kaloni në korridor. Jaknet, palltot, blejzerët vendosni në dollap.

Minuta e 1-të
Shëtitja kontrolluese. Bëni shpejt një kontrollim nëpër banesë dhe shikoni a është çdo gjë në rregull. Në fund mbyllni dritaret dhe dyert e dhomave. Dhe, zilja bie! Çdo gjë është në rregull.

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version