Pastrimi i këpucëve është me rëndësi të madhe. Clark Howard, pasi mblodhi një koleksion studimesh universitare, tregon saktësisht se sa të dëmshme janë këpucët dhe sa shumë mikrobe e baktere sjellin njerëzit në shtëpinë e tyre, thjesht, duke hyrë mbathur!
Për shembull, një studim i Universitetit të Arizonës gjeti mesatarisht 421,000 baktere të ndryshme në këpucë, në ambientin e jashtëm, ndërsa 2,887 brenda ambientit ku jetojmë. Disa prej tyre ishin feces (nevojë). Escherichia coli, u zbulua në 27% të këpucëve, së bashku me shtatë lloje të tjera të baktereve, përfshirë Klebsiella pneumonia, e cila mund të shkaktojë infeksion të traktit urinar, si dhe Serratia ficaria, e cila shkakton infeksione të frymëmarrjes.
Ne gjatë ditës kalojmë nëpër gjithë ato vende. Por, sinqerisht, sa papastërti bartim në shtëpitë tona? Universiteti i Arizonës gjithashtu hulumtoi këtë gjë. Ata gjetën se "bartja e baktereve nga këpucët në dysheme ishte nga 90% në 99%". Dr. Charles Gerba, një mikrobiolog dhe profesor në Universitetin e Arizonës, komentoi: 96 për qind e baktereve Coliform dhe Escherichia Coli në pjesën e jashtme të këpucëve tregon kontakt të shpeshtë me materialin fekal, që vjen nga dyshemetë publike, banjat ose kontakti me materialet fekale të kafshëve në rrugë.
Pjesa më shqetësuese në lidhje me këtë është se ka shumë studime që konfirmojnë faktin se këpucët tuaja janë bartëse shumë të këqija të baktereve. Një studim i Universitetit Baylor zbuloi se njerëzit që jetonin pranë rrugëve të asfaltuara, që ishin të krijuara nga qymyri, kanë një rrezik të lartë të kancerit nga toksinat dhe se këto toksina mund të ndodhen brenda këpucëve. Instituti Memorial i Battelle, zbuloi se toksinat nga kjo lëndë mund të gjenden lehtësisht në shtëpinë tuaj. Në fund të fundit, këto studime sugjerojnë disa zgjidhje. Njëra është që t`i lani këpucët me detergjent, ose zgjidhja tjetër është që me avull t`i pastroni dhe t`i dezinfektoni rregullisht qilimat tuaj. Por, më e rëndësishmja është që të zbathni këpucët para se të hyni në shtëpi! Pastrimi i këpucëve me detergjent thuhet se eliminon bakteret fekale ekzistuese dhe redukton bakteret përgjithësisht në këpucë për të paktën 90 për qind.
Ndërsa studimi i Dr Gerba zbuloi se një palë këpucë të reja, të mbathura për dy javë, mund të grumbullojë 440,000 njësi bakteresh. Hulumtuesit gjithashtu konkluduan se përpjekjet për të pastruar këpucët, mund të bëjnë një ndryshim monumental.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.