Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Intrigat
Problemet vetjake
Intrigat

A është mirë të flasim rreth të njohurve, kur ata nuk janë të pranishëm? Natyrisht, por varet se për çfarë do të bisedojmë. Nuk kemi të drejtë të themi as më shumë dhe as më pak nga sa do të thoshim sikur personi në fjalë të ishte i pranishëm. Madje, do të jetë mirë që, kur ai apo ajo mungon, edhe ta mbrojmë, nëse pa qenë në prani tonën përhapen thashetheme ose intriga në kurriz të tij apo të saj.

T`i zësh në gojë për të keq ata që nuk janë të pranishëm, tregon se je njeri pa karakter. Dhe është një lojë mjaft e rrezikshme, pasi informata arrin shumë shpejt në veshin e personit të kritikuar. Nëse e njeh këtë të vërtetë dhe përsëri përgojon, tregon edhe se nuk je aspak i zgjuar, kur me fjalët që thua, zë më shumë armiq. Në rast se është fjala për miqtë tuaj, mbrojtja e tyre është një detyrë nderi. Por, ama, mos ua tregoni kurrë atyre diskutimin dhe shprehjet intriguese që u thanë kundër tyre. Respektojeni parimin: të mos e shqetësojmë kurrë tjetrin duke i treguar gjëra të papëlqyeshme. Nuk do të ishte një shenjë `sinqeriteti`, por ligësie.

Personi që të thotë `troç` gomarllëqet më të mëdha, ka një formulë: "Do të të them diçka, por mos m`u zemëro. Dukesh shumë qesharake me këtë kapelë!", ose "Ke shkruar një artikull shumë të dobët!", ose "Kam marrë vesh se shefi kërkon të të pushojë nga puna!"
"Mos u zemëro!", - ka raste kur të thotë edhe thashethemexhiu, që të tregon diçka për një person tënd të afërm. Këtij duhet t`i përgjigjesh: "Zemërohem që ç`ke me të dhe nuk dua të të dëgjoj!"

Po ta vazhdosh bashkëbisedimin duke folur vetëm për të tjerët, tregon se të mungon imagjinata (dhe nuk i njeh fare sjelljet e pëlqyeshme). Të tregohesh vazhdimisht ironik dhe të bësh shaka, si në kurriz të atyre që janë të pranishëm, ashtu edhe të atyre që mungojnë, nuk tregon aspak se ke humor, por vetëm se nuk ke edukatë. Në rast se e keni ndier veten mirë në një shoqëri, por ama atje nuk ju kanë ftuar më, përpiquni të gjeni se ku keni gabuar, sepse të jeni të sigurt se diku keni gabuar.
Mund të ndodh që ndonjë tip i dhënë pas shpifjeve ose shakave banale në kurriz të ndonjë tjetri të të detyrojë që të dëgjosh. Në këto raste ka një zgjidhje mjaft elegante. Thirreni viktimën, e cila mund të ndodhet në anën tjetër të sallonit, që të vijë dhe të marrë pjesë në atë bashkëbisedim! Do të jetë një mësim ideal për thashethemexhiun. Në rast se "viktima" nuk është e pranishme, mos pranoni ta dëgjoni thashethemexhiun, pra mos hyni në "lojë!"

Problemet vetjake

Edhe sikur t`ju luten, mos u përzieni në grindjet që ndodhin mes prindërve e fëmijëve të tyre, mes një çifti, mes të të dashuruarve ose mes miqve. Ata do të pajtohen, kurse ju do të mbeteni fajtor. Secili për hesapin e vet ka të drejtë dhe këto janë problemet e tyre. Vallë, a nuk keni edhe ju mjaft halle për t`i zgjidhur? Domethënë, shikoni punët tuaja!

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Lexuar 4860 herë.
#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version