Shpejtësia dhe mënyra pse plaket fytyra, ndryshojnë nga personi në person, por te të gjithë, shkaktarë të përbashkët të plakjes janë – ndryshimet në eshtra dhe në indin yndyror si dhe humbja e kolagjenit dhe elastinës. Stili jetësor, mënyra e të ushqyerit dhe ekspozimi ndaj rrezeve të diellit, ndikojnë në shpejtësinë e efektit të këtyre faktorëve.
Këshilla të dobishme
- Fytyra kurrë nuk duhet larë me sapun, sidomos dimrit. Sapunët e thajnë lëkurën dhe ia heqin shtresën mbrojtëse – lipidet. Fytyra lahet me shkumë dhe me gjel dedikuar tipit tuaj të lëkurës.
- Pauza ndërmjet përdorimit të kremit ditor dhe të bazës për grim duhet të zgjasë 10 minuta. Kaq kohë i nevojitet lëkurës që ta thithë kremin dhe që ajo të mos e pengojë pudrën.
- Rituali i pastrimit të fytyrës për orët e natës duhet të zgjasë 5 minuta. Së pari grimi hiqet me qumësht, pastaj fytyra pastrohet me shkumë ose me gjel dhe me ujë të vakët, më pas përdoret toniku.
- Çasti i fundit për përdorim të kremit të natës është në orën 23. Rigjenerimi i qelizave të lëkurës fillon në orën 23 dhe zgjatë deri në orën 4 të mëngjesit, vetëm në këtë periudhë lëkura mund të shfrytëzojë përbërësit aktivë të kremit.
Faktorët që ndikojnë në plakje (të paraqitur prej 1 deri në 10)
- Rrezitja.........................9,5
- Alkooli dhe duhani........8,7
- Stresi dhe pagjumësia….8,2
- Mungesa e oksigjenit…..6,1
- Ushqimi jo i rregullt.......4,3
Lëkura nën sy është e trashë 0,5 mm. Nën të nuk ka yndyrë, prandaj kremërat kundër rrudhave na nevojiten pas moshës 25 vjeç!
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.