Mos pini duhan: Pirja e një cigareje menjëherë pas drekimit është si të pish dhjetë të tjera si zakonisht, sepse kjo për dhjetë herë e rrit rrezikun nga kanceri.
Mos hani pemë: Nëse menjëherë pas shujtës hani ndonjë pemë, kjo mund të shkaktojë fryrjen e lukthit. Mund ta përdorni së paku dy orë pas drekimit ose një orë para drekës.
Mos bëni dush: Dushi shkakton qarkullim më të madh të gjakut te duart dhe këmbët, kështu me këtë zvogëlohet qarkullimi i gjakut rreth lukthit. Për këtë arsye sistemi i tretjes do të dobësohet.
Mos ecni: Edhe pse shumica thonë se pas drekimit duhet të shëtitet, ky është mashtrim. Ecja menjëherë pas shujtës pamundëson absorbimin e substancave të dobishme nga ushqimi i ngrënë. Pritni së paku gjysmë ore për fillim të aktiviteteve.
Mos flini: Ushqimi që e hamë nuk tretet drejt nëse menjëherë pas drekimit flemë. Kjo mund të shkaktojë shfaqjen e thartirës në lukth, por edhe infeksionin e zorrëve.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.