Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Pse nuk po mund të fle?
Pagjumësia
Pse nuk po mund të fle?

Sa duhet të zgjasë gjumi? Pesë, shtatë, tetë apo dhjetë orë, që të mund të jemi të çlodhur dhe të gatshëm për obligimet ditore? Kjo është gjë individuale dhe varet nga personi.

Ndonëse duket se pagjumësia është problem i vogël, ajo mund të shkaktojë vështirësi serioze. Madje një nga tre persona ngandonjëherë vuan nga pagjumësia, ndërsa shkaktarët janë të ndryshëm. Nëse nuk mund të flini as atëherë kur jeni shumë të lodhur, domethënë se keni problem me gjumin. Kjo mund të bëhet kronike. Pagjumësinë e herëpashershme e shkaktojnë: stresi, zhurma, temperatura tepër e lartë ose e ulët, mjedisi i ri, ritmi i çrregulluar i gjumit, përdorimi i ilaçeve… Nëse pagjumësia zgjat më shumë se një muaj, kjo manifestohet me depresion, me artrit, me zemër të sëmurë, me astmë, me veshka të sëmura, me sëmundjen e Parkinsonit dhe me çrregullimin e punës së tiroides. Nga pagjumësia më shumë vuajnë gratë dhe personat depresivë.
Simptomat: Nga pagjumësia vuani nëse ju zë gjumi ose nëse zgjoheni shpesh gjatë natës, por edhe para se që duhet, ndërsa gjatë ditës jeni të lodhur.
Diagnostikimi. Është shumë vështirë të diagnostikohet në është fjala për pagjumësi, ndërsa metoda bazë është biseda me mjekun.
Shërimi: Që të shërohet pagjumësia, së pari duhet caktuar çfarë është, e përkohshme apo kronike. Nëse pagjumësia është kalimtare, nuk kërkon trajtim të posaçëm, sepse do të kalojë sapo të zhduken shkaktarët. Por, nëse është kronike, duhet shëruar. Ekzistojnë ilaçet për pagjumësi, por nuk duhet përdorur pa u këshilluar me mjekun. Ilaçet e tilla nuk do të duhej përdorur kohë të gjatë. Do të duhej përdorur në dozë të vogël dhe sa më shkurt që të jetë e mundshme. Nëse pagjumësia shërohet me ilaçe, doza duhet zvogëluar gradualisht, në mënyrë që simptomat të mos kthehen. Përveç tabletave, do të mund t’ju ndihmojnë teknikat e relaksimit. Kur të shëroni pagjumësinë, përpiquni që të normalizoni kohën e vajtjes në shtrat dhe zgjimin gjithë herë në kohë të njëjtë. Para se të bini në gjumë, mos përdorni kafe dhe alkool, as mos pini duhan. Nuk do të duhej të ushtroni para se të bini në gjumë, as të hani shujtë të bollshme, kjo duhet bërë së paku pesë orë para se të shkoni në gjumë.

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version