Më shumë ju pëlqejnë ushqimet e njelmëta apo të ëmbla?
“Shumica e njerëzve, kur janë nën stres, gati në mënyrë reflektive anojnë nga ushqimet që përmbajnë sheqer. Nuk është fjala vetën për ëmbëlsira, por edhe për të gjitha ushqimet e pasura me hidrokarbon”, sqaron profesori Bardaro. Përveç ëmbëlsirave, biskotave dhe çokollatës, në këtë grup hyjnë edhe brumërat, buka, patatet, sandviçët dhe të gjitha ushqimet e tjera që përmbajnë niseshte.
Çfarë ndodh kur jemi nën ndikim të stresit
Rritet niveli i kortizolës, hormon i cili pengon proceset e ndezjeve dhe të fryrjes. “Kur niveli i kortizolës ngrihet, organizmi bëhet “i shurdhër” ndaj efekteve të tij dhe reagon të kundërtën: shtresat dhjamore shtresohen rreth belit, ndërsa barku fryhet”, sqaron dr Salvatore Bardaro, profesor për mjekësinë integrative dhe profesionist për farmakologjinë molekulare në Universitetin e Sienës.
Rritet niveli i insulinës, hormon i cili rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe në inde. Për këtë arsye ndodh çrregullimi i tajitjes së insulinës, sheqeri nuk shpërndahet në organizëm si do të duhej, veçse shtresohet dhe transformohet në yndyrë dhe grumbullohet në rajonin e barkut.
E zvogëlon nivelin e dopaminës, hormon i cili është në lidhshmëri me vitalitetin.
Prandaj, kur jemi pranë tryezës, për shkak të pamundësisë që të ndiejmë ngopjen, bëhemi të pamatur në ushqim dhe në pije. Zvogëlohet niveli i adiponektinës, proteinë që e “ruan” vijën e hollë.
A e keni ditur se…
Përtypja e çamçakëzit e zvogëlon nivelin e kortizolës në pështymë, hormonin e stresit. Falë përtypjes, anksioziteti zvogëlohet për 17 për qind, niveli i përqendrimit rritet për 19 për qind, ndërsa sulmet e urisë bëhen më të dobëta, tregojnë rezultatet e studimeve nga Universiteti në Melburn.
Kafe: Një deri dy kafe në ditë mund të ndihmojnë në luftë kundër stresit, me kusht që të pihen në gjysmën e parë të ditës. Kafeja ka ndikim stimulues dhe ndihmon që më lehtë të luftohet mundimet e rritura në situata stresuese. Veç kësaj, kafeja përshpejton prodhimin e enzimës, e cila eliminon tepricën e kortizolës, hormonin e stresit.
Çokollata: Çokollata mund të jetë shumë e dobishme në luftë kundër stresit, por vetëm nëse është e hidhur (me përqindje më të madhe të kakaos). Çokollata përmban feniletilaminë, substancë kimike, e cila cyt euforinë dhe përmirëson humorin. Njëherësh, një katror çokollate e plotëson nevojën për ëmbëlsirë.
Alkooli: Shmanguni pirjes së aperitivit, sidomos në situata stresuese. Për sa i përket verës, lejohet një gotë verë e kuqe, gjatë darkës, por jo më shumë. Vera e kuqe është e pasur me antioksidues, të cilët pengojnë stresin oksidues.