Jo vetëm që freskojnë, pemët janë edhe mik i lëkurës. Provoni disa pilingje ose maskat e pemëve, të cilat jua propozojmë. Do t’jua ushqejnë lëkurën tuaj të lodhur nga dielli.
Pemët janë aleat i dobishëm i lëkurës suaj: pengojnë shfaqjen e rrudhave, e mbajnë të lagësht dhe e ushqejnë lëkurën, ndërsa flokëve u japin shkëlqim, si dhe janë të pasura me substanca që mbrojnë nga pasojat e rrezeve ultravjollcë. Lexoni dhe mësoni si t’i përdorni pemët për trajtime bukurie, jo vetëm pas kthimit nga plazhi.
Kajsia për lëkurë të butë
SI NDIKON: Është pemë që përmban vitaminën A, e cila e mban të lagësht lëkurën, pengon tharrjen si dhe ka ndikim zbutës. E përshpejton krijimin e kolagjenit i cili përmban kompaktitetin e indeve dhe nxit ndërrimin e poreve.
Maskë për shkëlqim: Shpëlahen 3 kajsi të pjekura, u hiqet lëkura. Shtypen me pirun, u shtohet një lugëz mjaltë dhe një lugëz vaj bajamesh të ëmbla, përzihen mirë që të gjitha dhe kjo masë vihet në fytyrë dhe në qafë. Lihet të ndikojë për 15 minuta, pastaj lahen mirë fytyra dhe qafa.
Pjepri për qetësim të lëkurës
SI NDIKON: Kjo pemë është e pasur me vitaminën A, që ka ndikim kundërpezmatues, prandaj është melhem i shkëlqyeshëm për lëkurë të dëmtuar nga kripa. Përmbajtja e lartë me ujë dhe me kripëra minerale, kontribuon për përtëritjen e lëkurës.
Losion për pastrim: Pritet një pjepër i vogël, gjysma e të cilit qërohet e pastrohet nga farat. Bluhet dhe përzihet me ajkë. Me këtë losion lyhet lëkura çdo mbrëmje.
Fiku për shkëlqim të flokëve
SI NDIKON: Fiku është i pasur me sheqerna, me vitamina A dhe C si dhe me vitaminat e grupi B dhe me kripra minerale si – fosfor, kalcium, hekur dhe kalium. I ushqen flokët e dëmtuara dhe të çarë, sidomos flokët e ngjyrosura, që humbin lehtë shkëlqimin.
Maskë revitalizuese:Qërohen 6 fikë, ndrydhen me pirrun, u shtohet 1 lugë krrunde dhe 1 lugë qumësht. Kjo masë qitet në flokë, e fërkojmë dhe e lëmë të ndikojë për 5 minuta. Pastaj lahen flokët me shampon.
Qershia për diegie nga dielli
SI NDIKON: Përmban vitaminën A që ka ndikim antioksidantë, por edhe vitamina B dhe B1, që përmbajnë kompaktitetin e indeve si dhe ndihmojnë zbutjen e djegieve nga dielli.
Tonik qetësues: Lahen dhe pastrohen 100 gr qershi, vlojnë për 10 minuta në gjysmë litri ujë. Lihet të ftohen dhe ky ujë qitet në një shishe. Shfrytëzohet çdo mbrëmje, në vend të tonikut, për qetësimin e lëkurës së fytyrës dhe të trupit.
Molla për parandalim të rrudhave
SI NDIKON: Përmban vitaminat C, PP, B1, B2 si dhe A, që së bashku me betakarotinën pengojnë krijimin e rrudhave, mbajnë indet elastike dhe ndihmojnë përtëritjen e lëkurës së dëmtuar nga rrezet UV.
Maskë për fytyrë: Pastrohet një mollë, kalohet në rende dhe përzihet me një lugë mjaltë. Kjo maskë qitet në fytyrë, lihet të ndikojë 20 minuta. Shpëlahet.
Banania kundër flokëve të thata
SI NDIKON: Është e pasur me vitamina A, C dhe E, të cilat ushqejnë dhe forcojnë rrënjët e flokëve. Përmban edhe vitamina B1 dhe B2, të cilat zbusin flokët dhe i bëjnë më me shkëlqim.
Maskë për flokë: Qërohet banania,ndrydhet me pirun, shtohet një lugë ajkë për zierje, përzihen mirë. Kjo maskë qitet në flokë të lagur, lihet për të ndikuar për 20 minuta, pastaj flokët lahen me shampon.
Rrushi për këmbë të ënjtura
SI NDIKON: Rrushi është i pasur me flavonoide, flavone dhe me antocianë ose substanca që e përshpejtojnë qarkullimin e gjaku, pengojnë ënjtjen dhe shfaqjen e kapilarëve.
Maskë freskuese: Bluhen 100 gr rrush me një lugë mjaltë dhe një lugë ajkë. Me këtë maskë lyhen këmbët, lihet të ndikojë për rreth 20 minuta, Shpëlahen këmbët mirë me ujë të vakët.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.