Ti je ketu: Ballina > Shëndeti > Kozmetikë
Kozmetikë

Si të arrihet lëkura e mëndafshtë...

Çfarë të hamë dhe sa të pimë?
Lëkura përtëritet rregullisht çdo katër javë si dhe pandërprerë prodhon shtresën mbrojtëse të qelizave të lëkurës. Në të njëjtin ritëm i hedh qelizat e vdekura. Nga ajo se çfarë dhe si hamë, në të shumtën varet çfarë lëkure do të kemi për 28 ditë. Lëkura na tradhton. Në mënyrë shumë besnike tregon stilin tonë të jetës dhe flet shumë për shprehitë tona ushqimore. Industria kozmetike dhe ekspansioni i saj dëshmojnë se sa e rëndësishme është lëkura dhe pamja e saj. Për elasticitet, tonus dhe teksturë të lëkurës përgjegjës janë kolagjeni dhe elastina. Me mplakjen e gjëndrave yndyrore, lëkura bëhet më pak aktive, kështu që thahet (krijohen rrudhat). Prandaj, lëkurën e kultivojmë edhe me ushqime shtesë. Pengojeni mplakjen e hershme të lëkurës duke ngrënë shumë pemë e perime të freskëta. Kufizojeni përdorimin e yndyrave, ushqimin e rafi-nuar dhe alkoolin, të cilat e përshpejtojnë mplakjen e lëkurës. Vetëm rreth 13 për qind e kalorive të cilat i përdorim do të duhej të ishin me prejardhje shtazore (mish, vezë, djathë). Përpiquni të shkrini kilogramët e tepërt – njerëzit truphollë të cilët ushqehen shëndetshëm, plaken më ngadalë. Vitamina C, flavonoidet dhe zinku e mbajnë lëkurën të shtrirë, prandaj patjetër përdorni ushqimet të cilat i përmbajnë këto elemente. Veç kësaj, nevojiten ushqimet e pasura me karotenoide, me vitaminat B dhe E, me bakër, mangan dhe selino.

Formula magjike quhet: ABE

Ato që në përditshmërinë tonë na mbajnë të shëndetshëm, përmes ushqimit, edhe lëkurës sonë i japin freski të re. Këto janë vitaminat. Mirëpo, shumë i rëndësishëm është kombinimi i tyre. Ja formula magjike:

- Vitamina A – është ndihmësja më e mirë për përtëritjen e lëkurës. Nxit krijimin e shtresave të reja si dhe ka efekt të posaçëm – ‘hekurosjen’ e rrudhave të imëta, duke sjellë vazhdimisht sasi të reja të kolagjenit. Ka në: qumësht dhe në prodhime qumështi, në mëlçi, vezë, peshk të yndyrshëm, karota, domate, majdanoz dhe kungull.

- Vitamina B (sidomos B5) – zbut skuqjen dhe lëkurën e dëmtuar, mbledh lagështinë dhe vetvetiu e bën lëkurën skofiare dhe të lëmuar. Vitamina B është ‘minierë’ e vërtetë për lëkurë. Ka në: arra, pemë të thara, në mëlçi, bizele dhe patate.

- Vitamina E – është e gjithëfuqishme. E përforcon shtresën mbrojtëse dhe mund ‘të përmirësojë’ plasaritjet e imëta. I jep lëkurës lagështinë dhe e mbron nga ndikimet negative të rrezeve të diellit. Ka në: vajra bimore, arra, avokado, vezë, në peshk të yndyrshëm.
 

 

 

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version