Ti je ketu: Ballina > Moda > Moderniteti dhe sofistikimi
CHANEL PRANVERË-VERË 2021
Moderniteti dhe sofistikimi

Për stinën Pranverë-Verë 2021, Virginie Viard imagjinoi një koleksion sa modern aq edhe klasik. Kriza aktuale COVID-19 nuk e ndaloi shtëpinë e modës CHANEL të shprehte kreativitetin e pafund, por përkundrazi hapi dyert për sharmin madhështor. Besnik ndaj konceptit të kinematografisë, shtëpia franceze bashkoi forcat me fotografët holandezë: Inez van Lamsweerde dhe Vinoodh Matadin për të xhiruar video dhe për të bërë një set fotografik.

       

Shfaqja dëshmoi se CHANEL nuk mund të zhgënjejë kurrë. Sapo koleksioni u shfaq në pistë, një atmosferë moderne takoi retro’n. Duke na kujtuar epokën e artë të kinemasë, koleksioni përmbante pantallona të shkurtë – bermude, të shoqëruara me bluza dhe xhaketa, veshje të drejtpërdrejta, midifunde asimetrike dhe natyrisht, një shkëlqim të mahnitshëm dhe të përshtatshëm për ahengje verore të shumëpritura. Aksesorët si syzet e diellit dhe shiritat e kokës me rrjetë, çiftëzoheshin bukur me koleksionin. Dhe ashtu si çdo herë, CHANEL dëshmon se krijimtaria nuk njeh kufi.

      

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version