Ti je ketu: Ballina > Moda > Koleksioni joshës
Zuhair Murad:Vjeshtë 2022 COUTURE
Koleksioni joshës
Muajt e gjatë të mbajtjes së maskave që pasuan pas shpërthimit të pandemisë, frymëzuan kreatorin Zuhair Murad për të krijuar një koleksion joshës.

Murad, ri-zbulon shkëlqimin me mbizotërime të ndikimit delikat oriental, ku arma më e mirë kundër pandemisë është arti, bukuria dhe pasioni për luksin.

Kombinime magjepsëse të kurorave të kristalta, pelerina, veshje dhe doreza të gjata nga tyli i qëndisur, duket sikur janë frymëzuar nga kodet e përjetshme të Karnavalit Venecian. Kreimet magjepsës me dekolte asimetrike, mëngë të fryra, krijojnë një atmosferë luksi.

Ndaj, Murad, me vendosmëri thotë se puna në koleksionin e ri të modës e bëri atë të ndihej i lumtur dhe i gjallë, i dha forcë për të arritur synimin e tij: "Unë doja të tregoja në një format fizik festën e përtëritjes dhe shpresës. Klientët e mi pothuajse e kërkuan atë. Ata duan të shijojnë jetën, të dalin përsëri, të blejnë veshje të reja dhe të duken bukur, duan ta ri-ndjejnë ndjenjën e luksit”, tha kreatori i jashtëzakonshëm.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version