Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Fëmija i pjekur, njeri i realizuar
Psikologji
Fëmija i pjekur, njeri i realizuar
Vogëlushet gjithherë janë konsideruar si më të shkathëta, më të përshtatshme dhe më të gjindshme se vogëlushët. Edhe sipas hulumtimeve më të reja të ekipit profesional nga Universiteti Newcastle në Angli, është konstatuar se edhe pjekuria zhvillohet më herët te damat e vogla.

Duke studiuar me anë të skanerit special, faza e pjekurisë së trurit zgjat nga mosha 4 deri në 40 vjeç - kur arrihen ndryshimet më të mëdha në tru. Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se me kalimin e viteve funksioni i trurit përmirësohet falë humbjes së koneksioneve të panevojshme ndërmjet qelizave. Këto ndryshime ndodhin më parë te fëmijët - vajza, gjë e cila shpie edhe te pjekuria më e hershme e tyre, prandaj nuk çudit pse vajzushat i kuptojnë më shpejt disa gjëra të rëndësishme.

Kur fillon të zhvillohet pjekuria e vogëlushëve, pse është i nevojshëm roli i prindërve?
Procesi i pjekurisë fillon në periudhën paranatale. Para se të lindë fëmija, në pjekurinë e tij fillojnë të ndikojnë faktorët e ndryshëm të zhvillimit, para së gjithash gjendja emotive e prindërve të tij, ambienti ku fëmija vjen në jetë dhe të gjitha mendimet dhe fjalët në atë ambient. Jeta më vonë tregon se “programimi paranatal” e cakton fatin e fëmijës në të ardhmen, thonë psikologët. Me fjalë të tjera, secili prind ka rastin që të krijojë ambientin që do t’i përshtatet zhvillimit optimal të trupit dhe shpirtit të njeriut të ardhshëm. Nëse u ikën shansi i këtillë, prindërit e sjellin fëmijën në pozicion të personit të huaj dhe të humbësit, që  mjerisht kurrë nuk ndryshon. Nëse prindërit krijojnë ambient human, dashuri, butësi, durim, kanë rastin që ta drejtojnë zhvillimin e fëmijës nga realizimi i personalitetit të pjekur.
Domethënë, çdo njeri lind, rritet, lulëzon, piqet dhe jep fryt, nëse krijohet ambienti për pjekjen e tij. Kur të shikohet psikologjikisht zhvillimi i vogëlushit, nuk mund të mohohet ndryshimi në procesin e pjekjes së djaloshit dhe të vajzushës.
- Ky ndryshim është fenomen i përvojës. Të gjithë jemi dëshmitarë se vogëlushet, mesatarisht, në pikëpamje trupore rriten më shpejt dhe emocionalisht reagojnë në sfidat e jetës reale. Pjekuria më e shpejtë e vogëlusheve më vonë transformohet në procesin e plakjes më të hershme, që statistikisht përsëri është fenomen 
përvoje. Statistikisht, gratë jetojnë më gjatë se meshkujt, porse kjo nuk është dëshmi se pjekuria është rrjedhë njëdimensionale.
A thua fëmija “më i pjekur” bëhet njeri më i pjekur? Fëmija më i pjekur është personalitet i liruar nga ngarkesat e së kaluarës, nga traumat, komunikimet jo komplete, nga emocionet negative, dhe ide të gabuara të fiksuara lidhur me jetën. Me rritjen në ambient të tillë, rritet në liri, bëhet personalitet krijues i gëzimit të vet dhe në dobi të shoqërisë së cilës i takon.

Në studimet e studiuesve amerikanë thuhet se zhvillimi i pjekurisë praktikisht përfundon në moshës 40 vjeçe.
  • 14 vjetët e parë të jetës janë vite të rritjes
  • Deri në moshës 27 vjeç janë vite të të mësuarit për jetën
  • Nga mosha 27 deri në moshës 50 vjeç janë vite të krijimit.
  • Pas të 50-tave njerëzit hyjnë në vitet e mbledhjes së përjetimeve jetësore.
     
 © REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version